• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e avokatit grek, a po eliminohen dëshmitarët shqiptarë?

by A R
28/01/2019 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pak ditë, dy emigrantë shqiptarë u gjetën të vdekur në burgun famëkeq të Koridalos në Athinë, që zyrtarisht klasifikohet si burg i sigurisë së lartë.

Bandiol Tushaj u gjet i vdekur këtë fundjavë në qelinë e tij në Koridalos, rreth dy javë pasi në të njëjtin burg u ekzekutua me thikë, Albert Bako. Ky i fundit sapo ishte transferuar nga një burg tjetër pasi do të dëshmonte për vrasjen e avokatit grek, Mihaliz Zafiropoulos.

Nga mediat greke është mësuar se të dy shqiptarët kanë qenë të akuzuar si pjesëtarë në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos. Bako ka qenë i akuzuar si një nga dy ekzekutorët, ndërsa Bardhyl Tusha, si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, si ekzekutorin e avokatit.

Dyshimet hetimore janë se Tusha i ka strehuar në banesën e tij në Kalithea.

Në momentin e arrestimit të Tushajt, policia i gjeti në banesë kallashnikovë, pistoleta, dinamit dhe qindra fishekë. Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë.

Tushaj akuzohet se ka qenë prezent në një vrasje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë, por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin “Davaki” në Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar. Policia greke thotë se ai është pjesëmarrës në disa vrasje te tjera, por sajë aftësive të tij për t’u maskuar i kishte shpëtuar disa herë prangave.

Në tetor të vitit 2017, policia greke e arrestoi së bashku me Albert Bakon dhe Klodian Lekocajn.

Ndonëse nuk u akuzua si ekzekutor i Zafiropoulos, Tushaj u mbajt nën arrest pasi u akuzua për ndihmesë ndaj personave në kërkim dhe fshehje krimi, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia greke tha se vdekja e Tushës ndodhi nga mbidoza, por nga familja është thënë se e kanë helmuar në burg, nën dyshimet se kjo është bërë nga gardianët ose persona të tjerë brenda burgut.

Për më tepër, familja e të ndjerit ka rrëzuar deklaratën e policisë se Tushaj ishte nën arrest për trafik droge, duke thënë se ishte nën hetim për armëmbajtje pa leje.

Persona që njohin mirë botën e krimit në Greqi, thonë se Tushaj mund të jetë eliminuar fizikisht nga banda e ciganëve në burgun Koridhalos, sikundër edhe Bako.

Për më tepër, edhe Lekocaj, më herët ka denoncuar tentativë helmimi brenda në burg. Madje për Lekocajn janë marrë masë shtese sigurie në burgun Koridhalos.

Në të gjitha rastet, gishti tregohet kundër personit që ka pranuar se ka qenë ai që tërhoqi këmbëzën në ekzekutimin e Zafiropulos, dhe kreu me dorën e tij, vrasjen e Albert Bakos në oborrin e Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj.

Por a është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristidis Floros, një biznesmeni grek, kreu i një organizate kriminale, që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim, urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij, të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg.

Askush nuk mund ta thotë me siguri këtë, por ajo çka dihet, është fakti që viktima të kësaj lufte shume milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke.

/a.rada

Next Post
Sigurims? Autoriteti i Dosjeve reagon për Bujar Sheshin: Të dhënat janë kontradiktore!

Sigurims? Autoriteti i Dosjeve reagon për Bujar Sheshin: Të dhënat janë kontradiktore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In