• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vrasja e Astrit Kalasë/ Gjyqtarët deklaratë të përbashkët: Qeveria të marrë masa për rritjen e sigurisë së magjistratëve

by Os De
09/10/2025 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë u mblodhën te Pallati i Drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës. 

Përmes një deklarate të përbashkët, gjyqtarët kanë shprehur indinjatën institucionale për këtë ngjarje të rëndë. 

Po ashtu, në deklaratë ata theksojnë se vrasja e gjyqtarit ishte një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor. 

Ata thonë gjithashtu se ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik, e cila sipas tyre, duhet të marrë fund sa më shpejtë. 

Në deklaratë kërkohet ndër të tjera që pushteti ekzekutiv dhe legjislativ të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Kjo pasi sipas tyre, shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. 

Ata shtojnë më tej se siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. 

DEKLARATA E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 

Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja. 

Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë. 

Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: 

Drejtësia nuk do  të përkulet. 

Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit. 

Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund. 

Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës. 

Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi. 

Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. 

Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime: 

Siguria gjyqësore 

– Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore. 

– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave. 

– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve. 

-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore. 

-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor. 

Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave. 

-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH. 

-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave 

 me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata. 

  1. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm

– Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor. 

–              Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median. 

– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve. 

– Përgjegjësi dhe veprim institucional 

– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues. 

– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata. 

–              Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve 

– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë. 

–              Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë. 

  1. Në kujtim tëgjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja 

-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja. 

-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja. 

Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare. 

Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim 

Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë. 

Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë. 

Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet. 

Drejtësia nuk do të ndalet. 

Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. 

Next Post
“Drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”, Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Presidentja Vjosa Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

Comments 1

  1. leka says:
    2 months ago

    Nuk mundet shteti te ruaj cdo prokuror dhe gjykates jashte gjykatave , por mbi te gjitha duhet krijuar nje ambjent social me i drejte dhe nga ana juaj duke rritur performancen dhe duke dhene vendime sa me te drejta , ku dhe krimineli nuk mund te veproj . Mendimi im eshte se prokuroret dhe gjykatesit nuk duhet te emerohen nga KLGJ apo KLP qe jane kolege te tyre , por direkt nga populli si ne USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

December 9, 2025
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

December 9, 2025
“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

December 9, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

December 9, 2025
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

December 9, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

December 9, 2025
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

December 9, 2025
SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

December 9, 2025
Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

December 9, 2025
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In