• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Presidentja Vjosa Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

by Os De
09/10/2025 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja Vjosa Osmani tha se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja. Ajo deklaroi ekskluzivisht për A2 CNN se Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë. 

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, është rikthyer në garë edhe Lista Serbe, subjekt ky që mbështetet nga Beogradi zyrtar. Përpos mbështetjes publike të zyrtarëve shtetërorë serbë për këtë subjekt politik, janë premtuar edhe vende pune dhe pensione për serbët kush e voton atë. 

“Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve europiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollojnë në Kosovë kanë ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë në mënyrë që të marrin vota dhe t’i drejtojnë ata ku ata dëshirojnë. Tash po e shohim që po tentojnë edhe të bëjnë edhe blerje të votave duke premtuar gjëra të cilat nuk i takojnë Serbisë sepse është shtet tjetër dhe kjo sipas çdo perimetri të drejtës ndërkombëtare është në kundërshtim të plotë me parimin e fqinjësisë së mirë sepse siç e dini e drejta ndërkombëtare parandalon apo ndalon ndërhyrjen në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha ajo. 

Osmani la të nënkuptohet se Serbia po trimërohet nga fakti që nuk ndëshkohet asnjëherë sa herë dëmton Kosovën. 

“Kjo është një shkelje e vazhdueshme që Serbia po e bën, një shkelje e cila është konstatuar disa herë në raportet ndërkombëtare por fatkeqësisht nuk është që është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë dhe pastaj ata po i vazhdojnë këto punë të paligjshme të cilat janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës dhe në sistemin tonë demokratik”, tha Osmani për A2 CNN. 

Osmani tha se institucionet kosovare të sigurisë janë duke u përpjekur maksimalisht që të mbrojnë qytetarët serbë nga manipulmet e Beogradit zyrtar. 

Megjithatë, ajo shtoi se duhet edhe presion ndërkombëtar mbi Serbinë në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje të tilla. 

“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë çmos që të mbrojnë qytetarët serbë janë qytetarë të Kosovës nga këto ndërhyrje, nga kërcënimet e vazhdueshme të cilat ata i marrin dhe që të mbrojnë jo vetëm jetën e tyre por të mbrojnë edhe pronën e tyre dhe njëkohësisht të drejtën e tyre për votë të lirë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që ndërhyrjet janë edhe të natyrës politike dhe në mënyrë që një ndërhyrje e tillë të ndalohet duhet presion ndërkombëtar mbi Serbinë dhe duhet veprime konkret në raport me Serbinë i cili është shteti që po e kryen këtë shkelje flagrante”. 

Alarm për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale pati dhënë ditë më parë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti që kërkoi sanksione për Beogradin. 

 

 

 

 

 

Next Post
Me flamuj e bluza, dyshoheshin të përdoreshin për ndeshjen Serbi-Shqipëri/ Arrestohet nga policia serbe shqiptari

Me flamuj e bluza, dyshoheshin të përdoreshin për ndeshjen Serbi-Shqipëri/ Arrestohet nga policia serbe shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In