• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Artan Cukut, shpallen në kërkim dy vëllezërit Daka, dyshohen si porositësit

by Java News
12/06/2017 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vëllezërit Bujar dhe Florin Daka janë shpallur në kërkim nga Policia, për t’u rimarrë në pyetje, pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së komisar Artan Cukut, Mikel Shallari, një ditë më parë.

Policia ka zhvilluar kërkime në banesat e tyre gjatë dy ditëve të fundit, por nuk janë gjetur. Ata dyshohet se janë larguar jashtë vendit përmes kufirit të gjelbër.

Dyshohet se vëllerëzit Daka janë porositësit e vrasjes së Artan Cukut për gjakmarrje, pasi në vitin 2005 në zyrën e ish-funksionarit të lartë të Policisë së Shtetit, është vetëvrarë Agim Daka, duke i rrëmbyer pistoletën kryepolicit.

Ky ishte versioni i policisë dhe i vetë Cukut. Familja e Dakës nuk e pranoi këtë version dhe pas disa seancave, dy familjet janë pajtuar në Xhami, duke mbyllur historinë e gjakmarrjes.

Kush është Agim Daka, që vrau veten me armën e komisar Artan Cukut

Momenti më i rëndë i Artan Cukut në Policinë e Shtetit ka qenë një ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Në mars të atij viti shtetasi Agim Daka, 25 vjeç, nga Shkodra, vrau veten me armën e Artan Cukut.

Ngjarja ndodhi brenda në zyrat e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku viktima u shoqërua pasi ngjante shumë me të vëllanë, Bujar Daka, i cili ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Më konkretisht, viktima Agim Daka, teksa po merrej në pyetje në zyrën e shefit të Krimeve të Komisariatit nr.4, Artan Cuku, arriti t’i merrte armën këtij të fundit.

I ndaluari që po merrej në pyetje qëlloi veten me armën e shefit të Krimeve të Policisë dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje ishte një incident i rëndë për Artan Cukun, i cili u pezullua nga detyra për disa javë, derisa hetimi e nxori të pastër nga kjo ngjarje.

Mirëpo, pavarësisht vendimit të organeve drejtuese të Policisë dhe asaj çka vendosi prokuroria, familjarët e Agim Dakës bënë akuza edhe publike ndaj Policisë, edhe ndaj Artan Cukut. Agim Daka ishte shoqëruar nga Policia në zonën e Vorës, ku u ndalua nga një postbllok i Komisariatit nr.4.

Ai u ngjau policëve me të vëllanë, Bujar Dakën, i cili ishte larguar nga komisariati i Policisë së Shkodrës, ku kishte qenë i ndaluar. Ndërkohë, në mesin e shkurtit 2005, gruaja e Agim Dakës ishte gjetur pa jetë dhe nga hetimet doli se kishte humbur jetën nga helmimi.

Në momentin kur kreu vetëvrasjen me armën e Artan Cukut mësohet se Agim Daka ka qenë duke u marrë në pyetje në zyrat e Policisë pikërisht për vendndodhjen e vëllait të tij, që ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Artan Cuku ishte marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zyrën e tij me 25-vjeçarin nga Shkodra. Shefi i Krimeve të Komisariatit nr.4 në atë kohë ka thënë se viktima qëndroi vetëm 5 minuta në zyrën e tij.

Cuku ka shpjeguar se as vetë nuk e kishte kuptuar se si i ndaluari kishte marrë armën e tij dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Artan Cuku ka thënë në dëshminë e tij se i ndaluari ia mori armën në një moment kur ai kishte hequr xhaketën në zyrë, por të afërmit e 25-vjeçarit akuzuan se Agim Daka ishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht për të treguar informacione në lidhje me vendndodhjen e vëllait të tij./a.ç

Next Post
Kurti: Nuk bëjmë revansh ndaj askujt, partitë duhet të na përkrahin

Kurti: Nuk bëjmë revansh ndaj askujt, partitë duhet të na përkrahin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com