Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin për vrasjen e ish-drejtorit të policisë se Vlorës Artan Cuku.
Vrasja e Artan Çuku ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.
Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personi që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen. Shallari u dënua me vetëm 10 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të Prokurorisë.
Motivi i vrasjes së Çukut ishte arrestimi që ish-kryekomisari Cuku i ka bërë porositësit Bledar Jambelli në vitin 2012, të akuzuar për vrasjen e Armando Delajt po atë vit, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata, madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.