• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Artan Cukut, ADN-ja e autorit u zbulua nga rrobat e hedhura në plehra

by A R
22/05/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e Laboratorit të Kriminalistikës kanë arritur të zbulojnë ADN-në e personit që ekzekutoi ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Burime nga grupi hetimor thanë se kjo është prova më e rëndësishme që mund të çojë drejt zbardhjes së vrasjes së Cukut, dhe ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen, shkruan “Panorama”.

Menjëherë pas ndërtimit të profilit të plotë gjenetik, ka nisur krahasimi me profilet që ndodheshin në sistemin e Laboratorit të Kriminalistikës. Megjithatë, deri tani nuk ka rezultuar asnjë përputhje.

Burimet thonë se pikërisht në këtë pikë kanë ngecur hetimet, pasi pa ndonjë të dyshuar konkret, edhe ADN-ja nuk mund të ndihmojë grupin hetimor. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga vrasja e 8 prillit, në Rrugën e Kosovarëve, në Tiranë, grupi hetimor nuk ka përjashtuar asnjë prej pistave të ngritura që prej ditëve të para kur ndodhi krimi i rëndë.

Hetimet janë shtrirë në të gjitha këto pista, duke u përqendruar kryesisht te një vrasje për shkak të detyrës që ka mbajtur Artan Cuku në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Oficerët e Policisë janë thuajse të bindur se atentatori i Cukut është i paguar dhe kjo i bën edhe më të vështira hetimet dhe zbeh vlefshmërinë si provë të ADN-së së zbuluar. Të paktën derisa në prova dytësore të arrihet shoqërimi apo ndalimi i një personi të dyshuar, në mënyrë që të bëhet krahasimi i profilit gjenetik.

PROVAT

Profili gjenetik i autorit të vrasjes së Artan Cukut është arritur të ndërtohet nga rrobat që ai mbante veshur në momentin e krimit. Këto rroba ishin sekuestruar nga Policia vetëm pak kohë pas vrasjes, të hedhura në një kazan plehrash, pranë Postës nr.8, në zonën e Tiranës së Re.

Burimet thanë se është konfirmuar nga disa kamera sigurie se bëhet fjalë për rrobat e autorit të krimit. Ai është filmuar nga kamerat e një biznesi privat, edhe në momentin kur hidhte rrobat në vendin ku u gjetën. Burimet thanë se gjatë ekzaminimit të tyre, janë përdorur për ndërtimin e ADN-së mbetjet e djersës dhe disa fije floku.

Në vendin ku mbeti i vrarë ish-drejtuesi i Policisë Artan Cuku, në hyrjen e pallatit ku banonte, ekspertët kriminalistë fiksuan gjurmë të ndryshme gishtërinjsh, në mure e ashensor, mes të cilave hetuesit besojnë se mund të jenë dhe gjurmët e autorit.

Në këtë përfundim është arritur pas verifikimit të pamjeve të ndryshme filmike, të fiksuara nga disa kamera sigurie, ku autori shfaqet para dhe pas krimit. Burime nga grupi hetimor thanë se janë marrë të gjitha gjurmët e gishtave në vendngjarje, të cilat fillimisht janë krahasuar me ato të banorëve të pallatit, të Artan Cukut e bashkëshortes së tij. /b.d

Next Post
Bilanci për 2016… në total në Tiranë janë vjedhur 478 banesa, ekspertët tregojnë mekanizmin

Vodhën 40 milionë lekë në Fier, kapet autori i dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In