Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Kavajë pas vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa. Mesohet se jane futur menjehere ne aksion ne kerkim te aujtorit te vrasjes.
Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i cili mbeti i vdekur pak javë më parë si pasojë e një konflikti që pati me Sali Rexha është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Kavajë.
Gosa është qëlluar me plumb në kokë e për pasojë ka humbur e jetën në vend.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ‘Rilindja’, ku dyshohet se autori ka qëlluar me një plumb në kokë Gosën, ndërsa po pinte kafe me të atin në varandën e një lokali.
Autori pasi ka bërë vrasjen është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.
Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën./m.j