• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Aleksandër Kurtit, Frroku rrëfen në gjykatë betimin para varrit të viktimës

by A R
09/11/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës administroi dje dëshminë e Lek Kurtit, babait të Aleksandër Kurtit, shqiptarit të vrarë në mars 1999 në Belgjikë, vrasje ku dyshohet të jetë përfshirë ish-deputeti Mark Frroku.

Në seancën e radhës, gjykata lejoi leximin e deklarimeve të dhëna në Prokurori në nëntor të vitit 2015, për shkak se dëshmitari rezultonte të ishte jashtë vendit. Dëshmia e të moshuarit, i cili nuk përfshinte të pandehurin Frroku në vrasjen e të birit, u kundërshtua nga i pandehuri dhe mbrojtësi i tij raporton Panorama.

Ata i kërkuan gjykatës papërdorshmërinë e saj, me pretendimin se të gjitha faktet e rrëfyera nga i moshuari para prokurorëve ishin bazuar në thashetheme dhe dijeni të marra nga persona të tjerë.

DESHMIA

Lek Kurti kishte deklaruar para prokurorëve se djalin ia kishin vrarë katër shqiptarë në një stacion treni në Belgjikë, por se nuk e dinte shkakun e ngjarjes, apo emra të autorëve. Sipas tij, disa ditë pas vrasjes, në banesën e vëllait të tij kishin shkuar katër burra nga Puka.

“Në takimin e zhvilluar mes tyre ka qenë prezent edhe vëllai tjetër im. Katër personat nga Puka kanë kërkuar dhe dhënë sqarime për vrasjen e djalit tim në Belgjikë. Dy vëllezërit e mi i kanë thënë që ‘ne nuk ju kemi kërkuar shpjegime, pasi ua kemi lënë autoriteteve’”.

Në lidhje me ceremoninë e besë së bërë në varrezat e Rrmajit, i moshuari kishte pohuar se kishte dijeni për të, por se në ceremoni nuk kishte qenë asnjë pjesëtar i familjes Kurti.

“Më thanë që Mark Frroku do të bënte be që nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Aleksandrit”, citoi prokurorja Anisa Qilimi deklarimet e të moshuarit raporton Panorama.

Sipas deklaruesit, Mark Frroku kishte qenë një nga katër pukianët që takuan vëllain e tij. Në përfundim, i moshuari shprehej se nuk kishte dijeni nëse Frroku kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.

“BERA BE”

Nga kafazi i sallës së gjyqit, Frroku mohoi dje të ketë qenë pjesë e 4 personave nga Puka të përmendur nga Lek Kurti.

Nga ana tjetër, Frroku tha se si kishte bërë be në varrezat e Rrmajit, për të treguar sipas rregullave zakonore se nuk kishte lidhje me vrasjen.

“Në vitin 2013 dola për fushatë në zonë. Kam dëgjuar fjalë, që lidhnin emrin tim me këtë ngjarje, ndaj krijova kontakt me familjarë të të ndjerit, të organizonim ceremoninë e besë, sipas zakonit. Kam bërë be unë dhe dy persona të tjerë. Në ceremoninë e besë, mes dhjetëra burrave, kanë qenë të pranishëm dy nipër të familjes Kurti. Është mbajtur një procesverbal për atë ceremoni. Mund t’i gjeni emrat e tyre”, tha Frroku.

Next Post
8 ushqime që kanë yndyrna të nevojshme për shëndetin tuaj

Konsumi i Avokados krijon probleme shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In