• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Aleksandër Bardhit/ Babai i të kërkuarit Albi Xhezairi ekzekutohet me kallash në derën e shtëpisë

by Java News
11/12/2016 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzekutohet me armë në derën e shtëpisë së tij në Ksamil, babai i Albi Xhezairit i shumëkërkuari për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

viktima Aleksander Bardhi
viktima Aleksander Bardhi

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa polica e Sarandës është duke shkuar në vendngjarje, aty ku 53-vjeçari Agron Xhezairi është vrarë me breshëri arme, ndërsa burime të BalkanWeb thonë se ka dyshime të forta që vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje, pasi djali i tij është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator në fshatin Shëndëlli.

Në 30 tetor Agron Xhezairit iu vu edhe bombë me telekomandë në makinë, por arriti ta kuptojë një fakt të tillë dhe njoftoi policinë e cila më pas bëri çaktivizimin e saj.

Për vrasjen e Aleksandër Bardhit janë arrestuar Dhimitër Ciko 20-vjeç dhe Amarildo Lame 18-vjeç, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe 20-vjeçarin Albi Xhezairi, raporton “BalkanWeb”.

NGJARJA
Policia e Sarandës ka dokumentuar tashmë gjithë ngjarjen e ndodhur në 24 shtator të këtij viti, ku mbeti i vrarë shtetasi Aleksandër Bardhi, vëllai i ish­k-reut të njësisë Administrative, të Kaçinarit.

Gjatë veprimeve hetimore intensive u zbuluan dhe arrestuan autorët e vrasjes: Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Trafikim Narkotikësh”; A.L., 18 vjeç, banues në Ksamil. Ndërkohë që është shpallur në kërkim Albi Xhezairi, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Xh., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri “Automatik­model 56” si dhe 3 krëhëra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime laboratorike.

Nga ekzaminimet laboratorike që u është nënshtruar këtyre armëve, ka rezultuar se të tre armët e mësipërme kanë realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Gjithashtu, Policia bën me dije se këta shtetas janë autorë në lidhje me një ngjarje tjetër të ndodhur në datën 21.09.2016, ku në vendin e quajtur “Kthesa e shëtitorës” Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6­gëzhoja automatiku model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Si rezultat i ekzaminimeve të kryera për 3 armët e mësipërme për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje të Ksamilit. Punohet për kapjen e shtetasit në kërkim.

Next Post
Ashley Graham nuk i lë vend imagjinatës në rrugët e Nju Jorkut

Ashley Graham nuk i lë vend imagjinatës në rrugët e Nju Jorkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In