• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Ajet Zeqajt/ Autori e qëlloi me 6 plumba, policia po heton në këto pista

by Java News
17/03/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-polici Ajet Zeqaj i cili u ekzekutua me silenciator mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ishte larguar prej vitit 2007 kur hoqi dorë nga policia. Një nga pistat e policisë për hetimin e atentatit është përqendruar pikërisht mbi ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal të tij në Francë.

Burime nga policia e Tiranës thanë për Report TV, se 35-vjeçari është qëlluar me 6 plumba ndërsa pas krimit autori, i veshur me të zeza dhe me kapele në kokë, ka lënë në vendngjarje edhe armën me të cilën i mori jetën ish-efektivit të sapo kthyer në atdhe. Arma është duke u ekzaminuar nëse në të ka gjurmë gishtërinjsh.

Ndërsa blutë e kryeqytetit ende nuk kanë zbardhur shkaqet e këtij ekzekutimi, burime nga policia thanë se një tjetër pistë hetimore është edhe ajo e ndonjë konflikti të mundshëm nga të afërmit e ish-bashkëshortes së Ajet Zeqajt. Ai ishte divorcuar para se të ikte nga vendi ku ka lidhur marrëdhënie dashurie me një punonjëse të ambasadës franceze në Tiranë, me të cilën është larguar më tej në Francë, në qytetin Lilë ku dhe jetonte prej 8 vitesh. Nga rrethanat si u zhvillua ngjarja duket se atentati ishte i mirëmenduar dhe vrasësi ishte profesionist i mirëfilltë.

Si ndodhi vrasja
Burime nga policia saktësuan për Report TV se ish-polici Zeqaj ka qenë në një loto sport me kushëririn e tij duke parë ndeshje të Chamions League, ku luanin Barcelona-Arsenal; Juventus-Bayern.

Pak pa mbaruar ndeshja e fundit, Zeqaj ka dalë nga ambienti i basteve së bashku me kushëririn e tij, me të cilin është ndarë për të vijuar rrugën drejt shtëpisë së motrës ku ai jetonte këto ditë që ishte kthyer nga Franca, pranë sheshit Wilson në rrugën ‘Nikolla Tupe’. Vetëm 5 metra larg lotosportit, autori i ka bërë pritë në rrugicën e pandriçuar për të qëlluar në drejtim të tij e më tej të largohet pa lënë gjurmë. Banesa e motrës së tij është në katin e tretë të një pallati pranë vendit të krimit. Burimet thanë se autori është larguar menjëherë përmes një tuneli për në rrugën “Sami Frashëri”, ndërsa deri më tani i shoqëruari kryesor që mund të hedhe dritë mbi ngjarjen, është kushëriri me të cilin Ajet Zeqaj ishte për herë të fundit para se të ekzekutohej.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje të cilët kanë qenë të shumtë në atë zonë mjaft të frekuentuar të kryeqytetit, trupi i viktimës pas vrasjes ka mbetur në rrugë në pritje të ardhjes së policisë e cila është njoftuar nga qytetarët.

Kush ishte Ajet Zeqaj
Ajet Zeqaj ishte nga Qerati i Tepelenës dhe jetonte prej disa vitesh në qytetin Lilë të Francës. Ai ishte 35 vjeç dhe më parë në Shqipëri kishte mbuluar disa detyra në Policinë e Shtetit. Zeqaj i cili kishte vetëm 20 ditë që kishte ardhur nga Franca, e ka nisur fillimisht karrierën si ushtarak i forcave speciale ne Ministrinë e Mbrojtjes, ku nga viti 1996 deri në vitin 1998 ka qenë pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 Zeqaj ka punuar si polic i antikrimit.

Në vitet 2001-2002 ka punuar në Policinë Rrugore. Ndërsa pas shkëputjes nga radhët e policisë ka punuar si agjent i sigurisë në supermarkete. Shqiptarja.com

Next Post

Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, KFW akordon 42 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi efektivë ke kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi efektivë ke kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In