• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Agim Arapit për lekët e qirasë, ndryshohet akuza, dënohet me 5 vite burg autori

by Java News
31/12/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria i ndryshon akuzën, dënohet me 5 vite burg për vrasjen e 58- vjeçarit, se i kërkoi paratë e qirasë. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë dje vendimin për Kujtim Ekonomin, i cili mori përsipër vrasjen e Agim Arapit, duke bërë që vëllai i tij të fitojë pafajësinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 prill, ku Arapi u dhunua për vdekje nga vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi pasi u kërkoi pagesën e qirasë (12 mijë lekë të vjetra).

Në ngjarje u përfshi dhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti, por ndaj tij nuk pati akuzë. Pas arrestimit të dy vëllezërve, Prokuroria ngriti akuzë për vrasje me paramendim, por që më pas u ndryshua. Gjyqtari Paulin Çera dënoi Kujtim Ekonomin me pesë vite burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa vëllai i tij, Konstandin Ekonomi, u lirua tre muaj pas ngjarjes si i pafajshëm. Dje, në orën 11:00, Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit. Sipas vendimit të trupit gjykues, Kujtim Ekonomi u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Më herët, Prokuroria ndryshoi akuzën nga vrasje me paramendim në vrasje nga pakujdesia, e cila është marrë në konsideratë nga gjykata. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 12 prill 2017, ku sipas Policisë, Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë, që ata kishin hapur pak më shumë se një muaj më parë bashkë me dhëndrin e tyre. Ata kishin bërë një marrëveshje, e cila konsistonte që vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë.
Pak minuta para ngjarjes, bashkëshortja e viktimës, Vjollca, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta, ku për pasojë Agim Arapi ndërroi jetë. Ndërkaq, ngjarja që i mori jetën 58-vjeçarit Arapi ndodhi me 12 prill rreth orës 19:55, në Lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të viktimës./panorama

 

 

Next Post
Kryeministrja serbe: Nuk e njohim Kosovën edhe nëse është kusht për hyrje në BE

Kryeministrja serbe: Nuk e njohim Kosovën edhe nëse është kusht për hyrje në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com