• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Admir Muratajt dhe kallëzimi i të bijës në një hetim

by Java News
03/05/2019 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ia bashkoi dosjes së 9 prillit kallëzimin e Irini Muratajt , vajzës 23 vjeçare të Admir Muratajt, grabitësi i vrarë në këtë ngjarje. Siç shprehen burimet nuk është hedhur short për të ngritur një grup hetimor të veçantë, përderisa tre prokurorë po zbardhin dinamikën dhe kanë ngritur disa pista, për të dyshuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre që rrëmbyen mbi pesë milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Përveç përpjekjeve për të gjetur të gjithë anëtarët e grupit kriminal, Prokuroria po heton edhe për grabitje me dhunë e për shpërdorim detyre, dhe krahas këtyre veprimeve akuza do të verifikojë edhe mekanizmin se si u qëllua për vdekje njëri nga grabitësit.

Nga ana tjetër nuk ka ende një përgjigje nga laboratori i kriminalistikës se me çfarë arme u qëllua Murataj, të cilit ju gjetën në trup një arsenal armësh mes tyre edhe kallashnikov dhe granata.

Por përmes avokatëve Irini Murataj pretendon se policia ka tejkaluar detyrën, një version ku ka pak mundësi të vërtetohet përderisa efektivet e ndërhyrjes së shpejtë kanë përshkruar në raport shërbimin se ishin në ndjekje të pandërprerë të grabitësve , menjëherë sapo ata kanë dalë nga aeroporti dhe se më pas u gjendën nën breshërinë e armëve të tyre, çka ka shkaktuar edhe shkëmbimin e armëve të zjarrit. Ky version mbështetet edhe nga dëshmitarë që janë banorë të zonës.

Njëkohësisht policia vazhdon kërkimet për gjetjen e vlerave monetare por edhe për arrestimin e disa të dyshuarve , mes tyre edhe Klement Çala e Eldi Çala, për të cilët siç është diskutuar , nëse bihet në gjurmët e tyre, për arrestimin e tyre do të angazhohet RENEA që është njësia e vetme e specializuar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë./tch

 

/a.meta

Next Post
Kryemadhi mbledh nesër Konventën e LSI

Kryemadhi mbledh nesër Konventën e LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In