Policia e Dibrës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, ku një 42-vjeçar me iniciale A.K mbeti i vrarë.
Siç bëhet e ditur nga policia, autori i ngjarjes është Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër.
Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.
Policia sqaron se vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./a.m.










