Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi ka dalë në një deklaratë për mediat pas atentatit ndaj Nikolin Lestakajt i cili u vra teksa ishte duke dalë nga marketi.
“Sot morëm njoftim se pranë një supermarketi është vrarë Nikolin Marku Lekstakaj. U ngrit grupi hetimor, po punohet për identifikimin dhe zbulimin e autorëve. Jemi në hetim e sipër. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje.”-tha ai.
/f.stafa