• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 41-vjeçarit në Kolumbi, familjarët: Ja biznesi i tij atje

by A R
17/04/2018 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriatik Lagjaj është emri i 41 vjeçarit shqiptar të vrarë në Kolumbi afro një muaj më parë.

Në media u fol se ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të saisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë, por kjo pistë është ende e pakonfirmuar.

Kjo vrasje vjen në një kohë kur në Durrës u kap 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia me kontenierë të kompanisë së banave “Arbri Garden”. Ende policia nuk ka krijuar lidhje mes këtyre ngjarjeve, por ende nuk është zbuluar se kush ishte porositësi i drogës apo garanti i nisjes së ngarkesës më të madhe të kapur në vendin tonë ndonjëherë.

Report TV sjell detaje ekskluzive nga vrasja e Adriatik Lagjajt një muaj më parë në Bogota të Kolumbisë dhe një intervistë ekskluzive me njerkën e tij, Zelina Lagjaj. Ajo rrëfen se Adriatiku kishte 14 vjet që jetonte në Kolumbi ku ishte martuar me një shtetase kolumbiane me të cilën kishte edhe një fëmijë, ndërsa nga një martesë e mëparshme kishte edhe një tjetër djalë.

Lajmin për vrasjen e Adriatikut e kishin marrë vesh më 3 prill, kur nusja e djalit i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se Adriatiku ishte vrarë.

“Lajmin e morëm në 3 prill në 08:00 të mëngjesit, djali ka qenë në Kolumbi me pasaportë, me familjen. Ka pasur një qendër interneti atje, hollësira nuk dimë se nuk kemi jetuar atje. Nusja e tij njoftoi djalin në Tiranë, ai nuk dinte shumë mirë spanjisht, njoftoi motrën në Borsh që është martuar. Nusja quhet Fani,  mori atë direkt me gjysma fjalë spanjisht gjysma anglisht, u kuptua që po qante, ajo tha që nuk di gjë të saktë, dy shkoj pas dy orësh, pasi ishte në Bogota. Nuk dimë hollësira. Vajti nusja pas dy orësh, po lidheshim me internet dhe i thamë na dërgo foto se nuk e besojmë. Na e dha lajmin. Njoftoi në Amerikë, pasi burri im ka vëllanë dhe familjen. Këtu do të shkoj vetë më tha, se e kemi më ltë lehtë, ne e kemi më të vështirë nga ekonomia dhe vizat”, thotë Zelina Lagjaj.

Ky nuk është rasti i parë i shqiptarëve të vrarë në Amerikën latine. Edhe më herët ka pasur shqiptarë të ekzekutuar për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kujtojmë që trafiku i drogës nga grupet kolumbiane bëhet duke mbajtur një apo më shumë persona si garant deri sa droga të mbërrijë në destinacion.

Nuk dihet nëse edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje për shkak të prishjes së pazareve të drogës apo një vrasje për ndonjë konflikt të Adriatik Lagjajt në Kolumbi. E vetmja lidhje e deritanishme është se 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia u kapën në fund të shkurtit në Durrës ndërsa në të njëjtën kohë një shqiptar vritet në Bogota, aty ku flitet se ka bazën “Clan de Golfo”, karteli i skeduar si dërguesi i sasisë së kokainës./ma.me

Next Post
Lezhë, policia me dorë të fortë, pezullon 153 patenta, 7 shoferë në pranga

Lezhë, policia me dorë të fortë, pezullon 153 patenta, 7 shoferë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Trump përjeton momentin e sikletshëm gjatë tubimit elektoral, presidenti ndalon fjalimin për shkak të syrit: Do thonë se jam shumë i sëmurë…

VIDEO/ Trump përjeton momentin e sikletshëm gjatë tubimit elektoral, presidenti ndalon fjalimin për shkak të syrit: Do thonë se jam shumë i sëmurë…

October 31, 2026
Pse ambasadori i SHBA-ve në Tiranë nuk e ka takuar? Ja se si përgjigjet Berisha: Duhet të…

Pse ambasadori i SHBA-ve në Tiranë nuk e ka takuar? Ja se si përgjigjet Berisha: Duhet të…

October 31, 2026
“Mos e humbisni këtë destinacion”, ‘Lonely Planet’ sugjeron Shkodrën për 2024

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

October 31, 2026
Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In