• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 38-vjeçarit në Elbasan, shkak sherret e vjetra

by A R
28/05/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti i vjetër mes dy familjeve, për shkak të konkurrencës së një dyqani që shiste byrekë, përfundoi me vrasje në qytetin e Elbasanit dy ditë më parë.

Viktimë mbeti 38-vjeçari Renald Pulaku, baba i dy fëmijëve. Ai u qëllua me thikë mbrëmjen e së premtes nga bashkëmoshatari i tij, Edvin Gjini. Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ndodhi në orët e vona tek “Kryqëzimi i Lazarenëve”, ku 38-vjeçari Edvin Gjini ka goditur tri herë më thikë bashkëmoshatarin e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se Renald Pulaku menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por që mëngjesin e së shtunës ai ka gjetur vdekjen, pasi plagët e marra nga thika kanë qenë vdekjeprurëse.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur për Panorama se autori i krimit rezulton person, i cili konsumon lëndë narkotike. Dyshohet se ai e ka pritur viktimën Renald Pulaku dhe shumë pranë rrugicës ku edhe banonte ai, menjëherë, pa i folur asnjë fjalë, e ka goditur fillimisht dy herë me thikë në mushkëri.

Pasi Pulaku ka rënë në tokë, ai ia ka kaluar thikën në fyt, duke e lënë të shtrirë dhe më pas është larguar. Pas kësaj i plagosuri është parë nga persona të rastit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar ambulancën që ka bërë edhe transportimin e tij për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia konfirmon faktin se shkak i vrasjes së babait të dy fëmijëve është një sherr i vjetër, mes dy familjeve, Gjini dhe Pulaku. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëna e viktimës ka një dyqan ku tregton byrekë në lagjen e saj.

Ngjitur me të, para disa vitesh ka tentuar që të hapë një dyqan edhe nëna e autorit. Por mes dy familjeve ka nisur një sherr i gjatë, i cili ka përfshirë edhe fëmijët. Familja Pulaku nuk e ka lejuar familjen Gjini që të hapë të njëjtin dyqan ngjitur me ta për shkak të konkurrencës dhe që aso kohe gjithnjë përballja mes dy fëmijëve, autorit dhe viktimës ka qenë me debate dhe me sharje mes njëri- tjetrit.

Mësohet se edhe pak ditë më parë ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin, derisa të premten në mbrëmje Edvin Gjini dyshohet se e ka pritur viktimën, i cili ka dalë nga banesa e tij dhe e ka goditur tri herë me thikë, duke i marrë edhe jetën.

Pasi ka kryer krimin, 38-vjeçari është larguar me vrap në rrugicat e lagjes që njihet në qytet si “Pusi që lahet vetë” dhe ka dalë në zonën që quhet “Kryqëzimi i Lazarenëve”. Prej andej ai ka hyrë në një shkallë pallati dhe ka qëndruar i fshehur atje për më shumë se dy orë, por më pas ai është kapur nga policia. Kjo e fundit bën me dije se ai nuk ka bërë rezistencë dhe pas arrestimit ka pranuar autorësinë e krimit. /b.d

Next Post
Deputeti i LSI në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë jashtë vendit

Mbërrin trupi i pajetë i deputetit të LSI, të pranishëm familjarët dhe Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In