• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 32-vjeçarit, konkurencë në trafiqe? Zbulohet dëshmia e të dyshuarit

by A R
22/03/2018 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mahmut Gega, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit, ka mohuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Polici. Por, nga ana tjetër, Policia e Dibrës shprehet se ka siguruar prova dhe fakte që e identifikojnë atë si autor të vrasjes së 32-vjeçarit Kosiqi, shkruan “Panorama”.

Viktima Elsi Kosiqi
Viktima Elsi Kosiqi

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

Përveç 24-vjeçarit, grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe disa persona të tjerë. Gega, sipas hetuesve, ka dhënë deklarime kontradiktore gjatë deponimeve të tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, bëjnë me dije burimet për “Panorama”.

“Sa herë është pyetur, autori i dyshuar ka dhënë deklarata të ndryshme. Është shumë kontradiktor. Ai rreket të mohojë krimin e kryer. Edhe deklaruesit e tjerë nuk na kanë ndihmuar me thëniet e tyre”, thanë zyrtarë të drejtorisë së Policisë Dibër. Si pjesë e punës hetimore për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit para vilës së tij të martën rreth orës 01:30, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në doganën e Bllatës dhe kanë siguruar listën e personave, që kanë hyrë e dalë nga kjo pikë kufitare.

arrestim-diber

Nga verifikimet nuk rezulton që Mahmut Gega të ketë hyrë e dalë nga Bllata. Por, Policia nuk përjashton pistën e lëvizjes së këtij shtetasi nga “brezi i gjelbër”, pra, jo në rrugë ligjore. Nuk dihet ende nëse Kosiqi e Gega janë takuar në Dibër të Madhe apo ky i fundit e ndiqte atë për ta ekzekutuar matanë kufirit.

Nga ana e tij, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij. Ky pohim hidhet poshtë nga Policia. Hetuesit kanë siguruar prova se ai është parë disa orë pasi kishte rënë natë në Maqellarë. Fillimisht u tha se edhe një punonjës policie kishte qëndruar në shoqërinë e Gegës, në një nga lokalet e qytetit. Por, një zyrtar i lartë i Policisë Dibër e mohoi kategorikisht këtë fakt.

“Nuk ka asnjë punonjës policie që ka lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht nuk kemi prova për këtë gjë. Nëse ajo vërtetohet, punonjësi i policisë do të hetohet si çdo shtetas tjetër”, nënvizoi ai. Sipas Policisë, cilido qytetar që ka lëvizur dy ditë më parë në Doganën e Bllatës, akuzohet si i përfshirë në krim. Elsi Kosiqi u ekzekutua të martën rreth orës 01:30, para vilës së tij që ndodhet në qendër të Maqellarës, në anë të rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi. 32- vjeçari u qëllua me tre plumba kallashnikovi, pasi autori e thirri atë në emër./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e premte 23 mars 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In