• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasja e 3-fishtë në Shijak, nëna e autorit: Takimi me djalin pas krimit makabër

by
28/09/2015 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi i trefishtë dje në Shijak tronditi të gjithë opinionin publik ku burri vrau me armë zjarri gruan dhe vjehrrin dhe pas 7 orësh i hipur mbi shtyllë vrau edhe veten e tij.

Nazire Petova, nëna e autorit të krimit Dritan Petova, ka treguar mes lotësh përpara grupit hetimor takimin e saj e të birin pas vrasjes së kryer. Ai kishte shkuar në shtëpinë e tij, ndoshta dhe për të dhënë përshëndetjen e fundit, pasi pak orë më vonë u vetëvra. Nazirja pohoi më tej se nuk mund ta merrte kurrë me mend se i biri do të përfundonte duke vrarë gruan dhe vjehrrin e tij.

“Dritani erdhi në mëngjes herët në shtëpi e qëndroi vetëm dy minuta. Mori një bidon ujë, gjuha i rrinte e tharë, dhe iku me vrap. Ishte i zbehtë si limoni, me armën e gjahut në krah. Nxitonte, nuk tha çfarë kishte bërë. Mendova se kishte etje e po ikte prapë në punë” tregon ajo.

Nga ana tjetër, Nazire Petova tha se Dritani ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij, 35-¬vjeçaren Zaje Petova, pasi kishin konflikte të vazhdueshme.

“Djali nuk e pranonte që të ndahej nga gruaja. Kishte raste kur bënin sherre, pasi djali pinte”, pohoi nëna e autorit.

Nëna e 41-¬vjeçarit, edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore, e sapodalë nga spitali pas një operacioni në zemër, ka bërë të gjitha përpjekjet e saj që i biri të hiqte dorë nga kërcënimet e tij se do të vriste vetën në shtyllën ku kishte hipur. Mes lutjesh dhe lotësh, duke i thënë se e ‘kishte falur për krimet’, i kërkoi djalit që t’i dorëzohej policisë.

Next Post

Meidani: Rama të kërkojë falje për "kriminelët" e PS, vendi në zgjedhje të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com