Vrasja e 25-vjeçarit/ Lleshaj konfirmon: Hetimi nuk mbyllet pa u zbardhur çështja e armës që u gjet afër

Sander Lleshaj Ne Real Storyyy

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj tha sot në “Real Story” se po vijojnë hetimet në lidhje me armën që është gjetur pranë vendit të ngjarjes ku u vra Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Lleshaj deklaroi se ka nevojë për thellim hetimi.

“Janë të parat noftime janë raportimet e njerëzve që ballafaqohen me ngjarjen. Kolegu i tij në krah. Nuk mund të pretendohet qartësi absolute në çastet e para, pasi s’do të kishim nevojë për hetim. Dua të them se deklarata e parë zyrtare e Ministrisë së Brendshme është e pandryshuar, pasi që në çastin e parë pas analizimit të fakteve themelore, u konkludua se kemi tejkalim të ligjit nga efektivi. Tendenca e parë e kujtdo është që polici vepron në emër të ligjit. Në një kohë kur ai ka raportuar se ka kërkuar ndihmë. Këto janë pasqyruar në raport. Sigurisht që ka nevojë për thellim hetimi. Dinamika e ngjarjes është thelluar, por ka ngelur e hapur çështja e një arme që u fut në qarkullim në këtë histori, ajo u gjet në itinerarin e ndjekur nga viktima. Duhet sqaruar se ajo do të zbardhte shumë gjera. Çështja nuk është e mbyllur pa u sqaruar dhe çështja e armës, të panjohur, misterioze. Nuk është sqaruar dhe do të sqarohet. Më pas sqarohen dhe raportet paraprake. Nuk dyshohet dhe as panalizohet njeri për raporte paraprake.”, tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com