Pak orë pasi ka mbërritur nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Klodian Rashës.
Lajmi konfirmohet nga terreni për mediat, teksa mësohet se Rama ka shkuar për ngushëllim në banesën e viktimës, në Laprakë.
Më parë, kryeministri u shpreh se sot në orën 18;00 do të mbajë qëndrimin e tij publik në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i ‘Shqiponjave’ dy ditë më parë.
“Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo në këtë faqe” – shkruante Rama paraditen e sotme.
/a.r