• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e 22 vjeçares/ Presidenti Biden paralajmëron Iranin se do të përballet me kosto për shtypjen e protestave

by Java News
04/10/2022 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Iran vazhdojnë protestat, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se do të vendosin “kosto të mëtejshme” ndaj Teheranit për shtypjen vdekjeprurëse ndaj tyre.

Protestat në Iran filluan pas njoftimit për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, disa ditë pasi policia famëkeqe e moralit e arrestoi atë nën dyshimet se kishte shkelur rregullat për mbajtjen e hixhabit dhe nuk mbante veshje modeste.

Vdekja e saj ka shkaktuar valën më të madhe të protestave që trondit Iranin në pothuajse tre vjet, ndërsa përpjekjet për shtypjen e tyre kanë shkaktuar vrasjen e dhjetra vetëve dhe arrestimin e mbi një mijë protestuesve.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se “këtë javë, Shtetet e Bashkuara do të vendosin kosto të mëtejshme për autorët e dhunës kundër protestuesve paqësorë.”

“Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë zyrtarët iranianë përgjegjës dhe të mbështesim të drejtat e iranianëve për të protestuar lirisht”, tha ai.

Presidenti amerikan tha se ishte “shumë i shqetësuar” nga njoftimet për intensifikimin e shtypjes së protestuesve dhe tha se Uashingtoni qëndron në krah “të të gjithë qytetarët e Iranit që po frymëzojnë botën me guximin e tyre”.

Zoti Biden nuk tha konkretisht se çfarë masash po merrte në konsideratë. Irani është tashmë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të lidhura kryesisht me programin bërthamor. Sanksionet e fundit kanë përfshirë përgjigje ndaj aktiviteteve kibernetike të Teheranit, përfshirë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Irani akuzoi të martën udhëheqësin amerikan për “hipokrizi”.

“Do të kishte qenë më mirë që zoti Joe Biden të mendonte për të drejtat e njeriut në vendin e tij përpara se të bënte gjeste humanitare,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani./VOA

Next Post
FOTO/ Plas sherri mes “grave” të Berishës, lideri i PD i sul Evi Kokalarit kryetaren e Apelimit: Ti çdo gjë në jetë e ke nga dashn*rët

FOTO/ Plas sherri mes "grave" të Berishës, lideri i PD i sul Evi Kokalarit kryetaren e Apelimit: Ti çdo gjë në jetë e ke nga dashn*rët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In