• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, shpresa e vetme analizat laboratorike të motorit dhe armës

by A R
20/09/2022 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje duket se janë ende në vendnumëro. Kamerat e sigurisë nuk kanë pikasur dy autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Megjithatë grupi hetimor i Policisë së Shkodrës po kontrollon provat e mbledhura në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi vrasjen e 19-vjeçarit. 7 herë është qëlluar në vendin e ngjarjes me pistoletë nga autorët ndërkohë që 5 predha plumbi pistoletë ka marrë viktima pas atentatit me armë zjarri.

Pikërisht tek arma e krimit dhe motori i djegur në lagjen Guerrile është shpresa e vetme e grupit hetimor, duke shpresuar në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit.

Sa i takon pistave të hetimit, burime pranë grupit hetimor të Policisë së Shkodrës thonë se po punohet në dy drejtime, së pari në konfliktet e djemve të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për Policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

Edhe pse s’ka një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve dhe pistave të ngritura, në Policinë e Shkodrës nuk ka ende asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, përveç dëshmitarëve të cilët natën e se dielës kanë qenë prezent në lokalin ku u ekzekutua 19-vjeçari Erjon Xhenje.

/a.r

Next Post
PS dhe PD, dakordësi për hapjen e dosjeve: Të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara!

PS dhe PD, dakordësi për hapjen e dosjeve: Të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com