• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 16-vjeçarit në Laç, zbardhet dëshmia e tre kushërinjve

by A R
03/01/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e tre kushërinjve nga Kurbini të arrestuar një ditë më parë pasi dyshohet të kenë qëlluar me armë në lagjen Sanxhak, ku u gjet i vrarë me një plumb në kokë 16-vjeçari Klejdi Gjeta.

Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika,18 vjeç kanë pranuar të tre të kenë udhëtuar me mjetin tip Benz natën e ndërrimit të viteve, ndërsa për të festuar kanë qëlluar me armë në ajër
Qëlluam me armë në ajër për të festuar”,- mësohet të jenë shprehur ata.

Por ndërsa policia pret të gjejë armën me të cilën ata kanë qëlluar në ajër, të tre kushërinjtë kanë kyçur gojën, sa i përket vendndodhjes së saj.
Burime pranë policsë së Laçit bëjnë me dije për BalaknËeb se vijojnë kërkimet për armën, pasi vetëm ekspertiza balistike e saj mund të zbardhte ngjarjen

Nga ekspertiza e një dite më parë mbi trupin e 16-vjeçarit rezultoi se ai ishte goditur nga një plumb, me shumë gjasa qorr, por që i ka shkaktuar vdekjen. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve më 31 Dhjetor ai u çua nga tavolina e festës familjare për të ndjekur nga tarraca e shtëpisë festën e fishekzjarreve, për të mos u kthyer më kurrë. Ishin familjarët ata që gjetën të riun me plagë në kokë mbi tarracë. Ndonëse shpejtuan t’i japin ndihën e parë ai nuk mundi të mbijetonte. /BW/b.d

Next Post
Statistikat/ Bum punësimesh, Gjermania po tërheq emigrantët e kualifikuar

Statistikat/ Bum punësimesh, Gjermania po tërheq emigrantët e kualifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com