• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, avokati i autorit: Fajtore është e gjithë shoqëria!

by A R
20/05/2023 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i të miturit që goditi për vdekje me thikë 15-vjeçarin në Gramsh, bëri përgjegjëse shoqërinë, rrjetet sociale dhe mediat për ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë. Në një deklaratë për mediat pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg për 4 të miturit, Oligert Kume shprehu solidaritetin me dhimbjen e prindërve të adoleshentit, që humbi jetën dhe kërkoi nga media përcjellje të lajmeve në interes publik. Për ngjarjen ai fajësoi edhe mungesën e kontrollit nga shkolla dhe familja.

“Unë përfaqësoj të miturin në konflikt me ligjin Xh. Ç. dhe jam i autorizuar nga prindërit për të dhënë deklaratë për çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat e qytetar, por edhe si përfaqësues i prindërve të Xhonatanit, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më dhe i urojmë shërim të shpejtë të miturit të plagosur. Ju si media plotësoni detyrimin hyjnor, të përcillni lajmin në interes publik. Kjo ngjarje, fajtore është e gjithë shoqëria shqiptare, që do të thotë të ndërgjegjësojmë komunitetin ku jetojmë. Ku kanë gabuar strukturat shtetërore që kanë pasur detyrë të garantojë një jetë fëminore. E gjithë shoqëria shqiptare është fajtore për ngjarjen, çka do të thotë që media do të duhet të vijojë në përcjelljen e lajmeve me interes të lartë publik që kanë të bëjnë me faktin se në çfarë ambienti po i rrisim fëmijët tanë, çfarë sigurie kanë? Se armët, thika ndodhen e shiten online dhe do të duhet të inciojmë tema diskutimi për portale TikTok e Snapchat. A përbën interes publik se shëndetin mendor dhe jetesën fëminore po na i dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme dhe përplasja ka ardhur edhe si rezultat i përdorimit pa kriter të telefonit dhe mungesës së kontrollit të trinomit çelës që ka të bëjnë me mirërritjen; shkolla, familja dhe fëmija”.

Duke i kërkuar media që të lancojë emisione që i shërbejnë mirërritjes dhe shëndetit mendor të fëmijë, Kume u shpreh se edhe 4 të miturit që përballen me lijgin do të duhet të ishin në bankat e shkollës.

“Do t’ju lutesha shumë të lanconi emisione që i shërbejnë shëndetit mendor të fëmijës, mirërritjes dhe mirënxënies së tyre. Mos harroni që edhe ata 4 persona që morën masën e sigurisë arrest me burg pa afat janë fëmijë që pavarësisht ligjit që përcakton përgjegjësinë e tyre penale, ata do të duhet të ishin në bankat e shkollës dhe në këtë këndvështrim do të duhet që të mendojmë të solidarizohemi me dhimbjen e prindërve të fëmijës që ka humbur jetën dhe investohuni pranë linjave editoriale që të prodhoni emisione që të janë në interes të shëndetit të fëmijës”.

Sipas avokatit Kume të miturit kanë shfaqur shenja pendese në seancë, por edhe gjatë marrjes në pyetje.

/a.r

Next Post
Berisha propozon votimin e detyrueshëm me ligj, këmbëngul se ia kanë vjedhur fitoren

Berisha propozon votimin e detyrueshëm me ligj, këmbëngul se ia kanë vjedhur fitoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com