• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vrasja e 14-vjeçarit u përdor në mënyrë skandaloze”, këmbëngul Rama: Gjithçka është e regjistruar në video, nuk ka autor tjetër!

by B K
05/12/2024 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në shkollën “Halit Çoka” në Kamëz, për të vijuar takimet këshilluese me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve si TikTok, deklaroi se vrasja e 14-vjeçarit u përdor “në mënyrën më abuzive, më skandaloze dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit, ndaj prindërve, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e Policisë së Shtetit në raportim, duke shpikur një autor tjetër”.

“Dy vrasje që kanë ndodhur, ajo e Pogradecit dhe kjo e 14-vjeçarit që ishte një tragjedi shumë e madhe, janë përdorur në mënyrën më abuzive, më skandaloze dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit, ndaj prindërve, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e Policisë së Shtetit në raportim, duke shpikur një autor tjetër. Fatmirësisht, kjo vrasje është e regjistruar në video. Jo vetëm që është hetuar me detaje nga prokuroria, por është regjistruar në video. Është nga A-ja te Z-ja si ka ndodhur, nuk ka një autor tjetër, nuk ka një thikë tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata, kur vetvetiu, njeriu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje, nga ku, për fatin më të keq është shkaktuar një vdekje e një fëmije, ky është fakti. Dhe në këto bashkëbisedime kam dëgjuar me shumë vëmendje shqetësimin e prindërve që përtej TikTok-ut, është edhe gjithë çmenduria mediatike e Shqipërisë që nxitet nga politika, nxitet nga nevoja për të pasur sa më shumë audiencë dhe për ta përdorur me netë të tëra, me ditë të tëra shqetësimin që krijohet vetvetiu tek prindërit për t’i mbajtur ata mbas ekranit, duke iu treguar historira”, tha Edi Rama.

“Megjithatë, kjo është një pjesë se nuk besoj se kemi ndonjë shans që ta rregullojmë për sa kohë sa politika do jetë kjo që është dhe për sa kohë kundërshtia politike do të jetë kjo që është, dhe për sa kohë politika dhe Kuvendi i Shqipërisë do të jenë në top listë të burimeve të gjuhës së shpifjes, së urrejtjes të helmit, gjithsesi kjo është një bisedë, ku patjetër është shumë e rëndësishme që t’u dëgjojmë edhe ju”, shtoi kryeministri.

Në fund, Rama njoftoi projektin e kamerave në shkolla: “Por do ta mbyll duke ju thënë që ne kemi rreth një vit që po punojmë me një projekt që besoj do të na japë një dorë të madhe të gjithëve bashkë, Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave, mësuesve dhe prindërve, një dorë të madhe që është një projekt i sigurisë së lartë të shkollave përmes sistemit të kamerave inteligjente, të cilat, falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara ku ky sistem është instaluar me sukses të jashtëzakonshëm dhe ku ka një rënie drastike të dhunës, të bullizmit, të mungesave, të sjelljeve, sepse gjithçka është transparente, ne do kemi mundësinë që të kemi në dorë një pasqyrë të të gjithë fëmijëve dhe mësuesve. Natyrisht që sistemi do të menaxhohet me protokolle të qarta, por ama çdo prind që do të dojë të shikojë fëmijën e vetë si ka qëndruar në klasë ose nëse fëmija ka bërë ndonjë gjë që duhet ballafaquar me atë fakt, do të ketë mundësinë ta bëjë bashkë me fëmijën”.

Next Post
Shiste kokainë afër bizneseve, kapet mat shqiptari në Itali! Operacion në 33 bashki kundër ‘skifterëve’

Shiste kokainë afër bizneseve, kapet mat shqiptari në Itali! Operacion në 33 bashki kundër ‘skifterëve’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In