• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Sistem digjital për kontrollin e çdo shkolle brenda 20 muajve

by A R
20/11/2024 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ku adresoi problemin e sigurisë në shkolla. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë përveç hedhjes në diskutim të mbylljes së TikTok dhe Snapchat, njoftoi edhe nisjen e projektit të sistemit digjital të kontrollit të çdo shkolle dhe klase, i cili sipas tij do të përfundojë brenda 20 muajve. Sipas tij ky projekt ka rezultuar me sukses në Emiratet e Bashkuara.

“Kemi adresuar temën i sigurisë në shkolla. Po punojmë intesivisht për ngritjen e një sistemi digjital për kontrollin e çdo shkolle e klase me kamera inteligjente të rrugëve. Po punojmë prej një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ku ky sistem është realizuar me sukses të jashtëzakonshëm në aspektin e sigurisë dhe uljes së bullizmit në shkolla. Kemi dakordësuara dhe volumin e financimit me mbështetje të Abu Dabit  dhe së shpejti e prezantojmë publikisht projektin dhe synojmë ta përmbyllim plotësisht në harkun e 20 muajve dhe hapa pas hapi shkollat do të pajisen me këtë sistem”.

Rama tha se duhet të rishikohen edhe sanksionet për ata që shkelin rregullin e ndalimit të celularëve në shkolla.

“Kemi ndaluar telefonat në shkolla dhe është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljet e  rritjen e këtij rregulli. Rritja e psikologëve ka sjellë rezultate pozitive, të cilat do thellohen më tej në mbikëqyrjen e çdo perimetri ku prindërit do shohin gjithçka ndodh mbi procesin e mësimdhënies dhe problematikat e tyre”.

Ai akuzoi opozitën se përdor tragjedinë e 14-vjeçarit për interesa të pushtetit.

“Tragjedia e nxënësit 14-vjeçar dhe familjes së tij është shumë e madhe për t’u futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudoelite, e cila devijon përnatë, devijon çdo problem, fatkeqësi në kanalin e llumit të interesave të veta për pushtet e biznes me ndjenjat e hallet e popullit. Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër e qytetarë për të kuptuar që secili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë për mbrojtjen e fëmijëve, që nis brenda mureve të shtëpisë vazhdon në muret e shkollës dhe vazhdon kudo. Përfshirë ekranet e TV ku shumica dërrmuese e atyre që derdhin lot krokodili janë nxitës të hapur të dhunës, duke përfshirë dhe sallën e parlamentit që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës e gjuhës së dhunës”.

Kreu i qeverisë i siguroi prindërit “që në pjesën time të frontit të bëjmë të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët nga presioni hatashëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre. Pres sugjerime nga prindërit për qasjen ndaj TikTok e Snap Chat, sepse nga të gjitha hulumtimet tona, janë dy burimet më pjellore të çoroditjes nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizmit deri në tragjedi si kjo e fundit, nga e cili duhet të dalim si shoqëri dhe shtet me përgjigje sa më efektive”.

/a.r

Next Post
“Si nënë e dy djemve…”/ Reagon Çiljeta Xhilaga, mbështet mbylljen e Tik-Tok në Shqipëri

"Si nënë e dy djemve..."/ Reagon Çiljeta Xhilaga, mbështet mbylljen e Tik-Tok në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In