• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 11 pjesëtarëve të fisit/ Zylfie Haklaj shpërthen ndaj Berishës: Pas 21 vitesh e vërtetoi se është autori kryesor për eliminimin e Haklajve

by Java News
03/11/2020 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e Haklajve, Zylfie Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të lëshuara nga ana ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjet që i morën jetën 11 pjesëtarëve të fisit të saj.

“Thirrjet e Sali Berishës më 26 Tetor 1999  për mobilizimin e bandave 10 ditë para vrasjes së Fatmir Haklajt, ku Fatmir Haklaj vritet më 4 nëntor.

Dhe tani e shpreh shume mirë se çfarë ndodhi për eliminimin e Haklajve, ku në fakt ai vetë ishte protagonisti kryesor dhe tani shprehet pas 21 vitesh si u bë organizimi për vrasjet në familjen Haklaj”, shprehet Zylfie Haklaj.

Në një reagim të sajin, ajo shton se “akuza e Fatmir Haklaj kundër Sali Berishës para 21 vitesh vërtetohet më së miri nga vetë Sali Berisha ne TV – Klan me datën 28-10-2020”.

“Para 21 vitesh më 24 tetor Fatmir Haklaj boton tek gazeta “Koha Jonë, një letër të hapur, ku akuzon hapur Sali Berishën si bashkëpunëtor në të gjitha ngjarjet e ndodhura në Tropojë dhe në familjen Haklaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sali Berishës tek gazeta e PD, “Rilindja Demokratike”, ku e vërteton më së miri që ai është nxitësi i të gjitha ngjarjeve në Tropojë.

Berisha nuk ngurron të përmendë edhe emra të përveçëm, u bën thirrje që të marrin masa sa nuk është vonë, ose në të kundërt do të kishin pasoja për jetën”, shprehet Zylfija.

Më tej ajo shton se “ndërsa vdekja e Feriz Kërrnajës dhe Halil Haklajt po atë ditë, ku u vendosen mina të telekomanduara nuk i bën përshtypje Berishës”.

“Këtu duket më së miri bashkëpunimi i Sali Berishës me bandat kriminale dhe thirrja e tij për veprim.

Këtë bashkëpunim e vërtetoi më së miri me datën 28 shtator në TV Klan, ku u shpreh që shteti bashkëpunoi me familjet e viktimave për të vrarë Haklajt.

Po është e vërtetë që ne u vramë nga shteti i Sali Berishës brenda shtetit në bashkëpunim me bandat e tij kriminale që i ka përmendur me emra të përveçëm që para 21 vitesh”, deklaron Zylfie Haklaj.

Gjatë një prononcimi për emisionin Opinion, më 28 shtator, ish-kryeministri Berisha tha se Haklajt e Tropojës i vrau shteti, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda.

Berisha bëri edhe një lidhje mes vrasësve të Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj.

“Ata që vranë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit.

Ata ishin terroristë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë plaçkitëse të këtij lloji, përdhunues e kriminale.

Vetëm shteti mund t’i vriste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e viktimave. Ata ishin të angazhuar”, theksoi Berisha.

Çfarë shkruhej në artikullin e RD-së?

Rilindja Demokratike reagoi ndaj letrës së hapur të Fatmir Haklajt, duke e cilësuar si në kërcënim të hapur ndaj PD-së, por edhe ndaj eksponentëve të PS-së.

Fatmir Haklaj në këtë letër të hapur në gazetën Koha Jonë, akuzonte hapur ish-kryeministrin Sali Berisha për ngjarjet në Tropojë.

“Ish-shefi i komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, cili ka vrarë publikisht një vartës të tij në zyrë, ndërsa akuzohet si autor apo organizator i disa vrasjeve të tjera që kanë tronditur zonën e veriut, kërcënoi me hakmarrje ndaj të gjithë kundërshtarëve të Nanos, brenda dhe jashtë Partisë Socialiste.

Në një letër publike të dielën nga përditshmja “Koha Jonë”, zëdhënëse e drejtpërdrejtë e Fatos Nanos, sidomos gjatë periudhës që e shoqëroi Kongresin e Partisë Socialiste, Fatmir Haklaj la të kuptojë se me rikthimin e shefit të tij në drejtim e PS-së, ka ardhur sërish koha kur banda e tij bënte ligjin në Tropojë dhe në zona të tjera të Veriut.

Ish-shefi i komisariatit të Tropojës, tani i plagosur në kokë, nuk i fsheh aspak simpatinë e tij politike, pasi ai i konsideron njësoj armiq si drejtuesit e Partisë Demokratike, ashtu edhe rivalët e Nanos brenda Partisë Socialiste”, shkruan “RD” në artikullin e datës 26 tetor 1999, e që ka titullin: “Fatmir Haklaj: Tani që kemi Nanon, ruhuni”.

Më tej në mes rreshtave në këtë artikull theksohet për letrën e Haklajt se “ajo duhet konsideruar si mesazh i vlefshëm për ata që ende nuk kanë dorë të bëjnë ndonjë gjë të mirë për këtë vend, edhe pse nuk arritën të shumicën në partinë e tyre, ku ende sundon enverizmi. Ata sigurisht që nuk kanë pse të tremben nga një njeri që bëhet trim vetëm kur vesh uniformë dhe vetëm kur dikush e gradon si të parin e vendit, pa marrë parasysh kthimet e tij.

Ata nuk kanë pse të tremben nga një shërbëtor i vogël i Fatos Nanos, ndërkohë që kanë pasur kurajën që të ndeshen me atë vetë përballë.

Në rast se kundërshtarët  e Nanos në PS do të tregojnë ndonjë moment dobësie përballë lakejve të vegjël që ka kurdisur vetë Fatos Nano, apo në një mënyrë të tërthortë inkurajimi që u ka segmenteve më kriminale, fitorja e tij, ata do të jenë jo vetëm të humbur në betejën e tyre të papërfunduar, por edhe të pasigurt për jetën e vet”.(Shqip)

g.kosovari

Next Post
‘Mësimi online është një çështje e pamenduar’/ Kryemadhi: Studnetët kanë paguar qiratë dhe konviktet

'Mësimi online është një çështje e pamenduar'/ Kryemadhi: Studnetët kanë paguar qiratë dhe konviktet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In