Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Kaliforni, autoritetet kanë nisur të zbardhin detajet e para. Sipas policisë amerikane, autorët e sulmit në qendrën e personave më aftësi të kufizuara janë një burrë dhe një grua me nënshtetësi amerikane dhe besimtarë myslimanë.
Syed Rizwan Farook, 28 vjeç dhe Tashfeen Malik, 27 vjeç janë dy prej autorëve të vrasjes së 14 personave.
Dy autorët kane qenë të armatosur dhe janë vrarë në shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.









