• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasësit me pagesë, një fis në shënjestër

by A R
21/01/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24 orë pas arrestimit të tre eksponentëve të njohur të botës së krimit, të cilët dyshohen si vrasës me pagesë, policia e Durrësit i ka referuar prokurorisë së këtij rrethi konfliktet e ndodhura me pasoja të rënda; vrasje, plagosje dhe atentate mes pjesëtarëve të dy fiseve të njohura në Shijak dhe në Manëz, shkruan Gazeta Shqiptare.

Konkretisht bëhet fjalë për fisin Kërtalla në Shijak dhe fisin Farruku në Manëz. Referuar dosjes së dorëzuar në organin hetimor, rezulton se gjatë 5 viteve të fundit mes pjesëtarëve të këtyre dy fiseve ka pasur përplasje të shumta, që kanë pasuar me një sërë ngjarjesh kriminale në Durrës, Tiranë dhe në Holandë. Ndërkohë që asnjëherë (sipas policisë), asnjëra palë nuk është akuzuar drejtpërsëdrejti për ngjarjet që preknin fisin tjetër.

Madje, nuk ka pasur as persona të shoqëruar nga fiset në fjalë për plagosjet, atentatet apo vrasjet që kryheshin. Mësohet se dosja për konfliktet mes dy fiseve është hapur, pasi dyshohet se vrasja që do të bëhej të martën (fatmirësisht u parandalua) nga 38-vjeçari Gazmend Dervishi, banues në Shkozet; 31-vjeçari Bruno Shehu, banues në Durrës si dhe 38-vjeçari Dritan Nikolli, banues në Sukth ka lidhje pikërisht me këta dy fise. Burime nga Prokuroria e Durrësit dje bënë me dije se konfliktet mes dy fiseve në fjalë lidhen me prishjen e pazareve të trafikut të drogës.

Po këto burime thanë, se nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani, dyshohet që shënjestra mund të kenë qenë pjesëtarët e fisit Farruku. Kjo nisur dhe nga fakti se dy djemve të familjes Farruku iu janë bërë dy atentate, në Manëz dhe në Tiranë, në vitet 2014-2015.

Nisur nga situata e krijuar dy ditët e fundit, policia ka vënë nën mbikëqyrje pjesëtarët e fiseve Farruku dhe Kërtallaj. Do të jenë hetimet e mëtejshme, ato që do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes së dy ditëve më parë. Deri mbrëmë në orët e vona, asnjëri nga tre të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë dëshmi rreth vrasjes që do të bënin të martën.

ARRESTIMI DHE HETIMET

Pasditen e së martës, policia e Durrësit arrestoi në fshatin Metallaj të Maminasit (në afërsi të fabrikës së tullave) Gazmend Dervishin, Dritan Nikollin dhe Bruno Shehun. Tre personat në fjalë ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” me xhama të zinj dhe me targa gjermane HTB564, kur blutë e Shijakut iu kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Por, tre të dyshuarit nuk kanë ndaluar. Më pas në ndjekje të tyre janë vënë dhe policia e Durrësit dhe e Tiranës.

Efektivat e policisë e kanë ndjekur makinën për rreth 30 minuta derisa kanë bërë të mundur bllokimin saj dhe kapjen e tre personave që ndodheshin në të. Sipas hetuesve të çështjes, parandalimi i vrasjes në zonën e Maminasit vjen pas një sërë krimesh të ndodhura në trekëndëshin Spanjë-Itali-Holandë, ku operojnë dy grupe kriminale nga zona e Shijakut dhe Manëzës. Në lidhje me këtë ngjarje, Interpoli u ka kërkuar të dhëna homologëve në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Dosja e dorëzuar në prokurori, ja atentatet e shënuara mes dy fiseve në Durrës dhe Tiranë

Në dosjen që policia e Durrësit ia ka referuar prokurorisë së këtij rrethi, janë një sërë ngjarjesh kriminale që kanë të bëjnë me përplasjet mes fiseve Farruku dhe Kërtalla. “GSH” ka mundur të sigurojë të dhënat nga kjo dosje.

1 – Më 26 korrik të vitit 2013, në qendër të Shijakut mbeti i vrarë 37-vjeçari Elvin Kërtalla, ndërsa u plagos një shok i tij. Në atentat morën pjesë tre persona, të cilët qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi Kërtallën, baba i dy fëmijëve të mitur dhe në pritje të fëmijës së tretë. Në këtë atentat u plagos 31-vjeçari Dorjan Zotaj, lindur në Shijak e banues në Tiranë. Pas ngjarjes, policia deklaroi se Elvin Kërtalla, pronar i një pike eurollotoje në qendër të Shijakut dhe Dorjan Zotaj kanë dalë nga lokali, sapo kanë përfunduar së pari ndeshjen midis dy ekipeve angleze Mancester Junaited dhe Chelseas. Dy të rinjtë u janë drejtuar automjeteve të parkuara në lulishte dhe prej aty ata janë qëlluar me një breshëri plumbash nga një automjet pa targa, i cili është larguar në errësirën e natës. Nga mënyra e ekzekutimit të krimit, policia bëri me dije se ngjarja kishte ndodhur për larje hesapesh.

2 – Në korrik të vitit 2014, 40-vjeçari Roland Farruku, i njohur në botën e narkotrafikut në Itali, Spanjë e Holandë dhe person me precedentë penalë edhe në Shqipëri, i ka shpëtuar një atentati me kallashnikov në rrugën Durrës-Manzë, në vendin e quajtur “Kthesa e Maminasit”. Farruku mbeti i plagosur rëndë nga dy plumba të marrë në ije dhe në shpatull. Pas ngjarjes, policia deklaroi se babai i tre fëmijëve po kthehej me automjet në banesën e tij, kur është qëlluar nga një tjetër automjet në lëvizje e sipër, nga një person i paidentifikuar.

3 – Më 17 korrik të vitit 2015, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë mbeti e plagosur rastësisht 29-vjeçarja Rezarta Laknuri, e cila po pinte kafe me bashkëshortin dhe foshnjën e tyre në një lokal në këtë zonë. Nga hetimet ka rezultuar se objekt i sulmit me armë ka qenë Kreshnik Budlla dhe dy shoqëruesit e tij, kunati Rinald Budlla dhe shoku i tij, Alfred Levani, të tre të ndaluar nga policia menjëherë pas ngjarjes. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se prishja e pazareve të drogës në Itali dhe Spanjë të ketë qenë shkaku i përplasjes me armë në “Don Bosko”. Prokuroria dyshon se Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin, duke marrë atë të bashkëshortes, Budlla ka pasur konflikte për prishjen e pazareve të drogës me personat që e qëlluan me armë. Sipas akuzës, Farruku kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, ku kishte vuajtur disa vite burg për akuzën e “trafikut të drogës”. Po për të njëjtën akuzë, policia thotë se Farruku është dënuar edhe në Itali në vitin 2007, dënim të cilin e ka përfunduar. Dy personat që qëlluan me armë në drejtim të Kreshnik Farrukut (Budllës) dhe që rastësisht plagosën Rezarta Laknurin u larguan me shpejtësi në rrugicat e lagjes. Kjo nuk është hera e parë që ndaj familjes Farruku i është bërë atentat për shkak të konflikteve për trafikimin e drogës në Spanjë dhe në Itali.

4 – Në dhjetor të vitit 2015, në Holandë janë plagosur dy persona. Për këtë Interpoli u ka kërkuar informacion autoriteteve të këtij vendi.

BalkanWeb

Next Post

Malin e Zi nuk e kanë njohur ende vetëm 13 shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In