• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vrasësit i hynë drejt e në shtëpi!”/ Detaje nga ekzekutimi e Gentjan Bejtjas me breshëri kallashnikovi, në banesë ka qenë edhe bashkëshortja. Dyshohet se autorët…!

by Java News
15/03/2024 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me breshëri kallashnikovi të ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja ditën e sotme (15 mars) pranë banesës së tij.

Burime për Panorama Online bëjnë me dije se vrasja e tij është kryer nga dy persona, të cilët mësohet se i kanë hyrë drejt e në shtëpi, dhe më pas e kanë vrarë me breshëri kallashnikovi.

Po ashtu, bëhet me dije se në  banesë ka qenë prezente edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas.

Ndër të tjera, raportohet se është gjetur një makinë e djegur pranë vendit ku dyshohet se është ekzekutuar Bejtja.

Lidhur me ngjarjen ka regaur edhe policia, e cila raporton se “në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.”

Sakaq, mësohet se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.

Atentati ku mbeti i vrarë Ramazan Sino

“Ramazan Sino ka qenë Tiranë me motrën e tij A.B, e cila është bashkëshortja e Gentian Bejtjes, si dhe dy nipat e mitur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipin, ata kanë udhëtuar me automjetin Audi me targë AA700XH, në drejtim të fshatit Larushk.

Pasi kanë mbërritur në banesë, kur po zbrisnin nga automjeti, para hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre, ku ka gjetur vdekjen Ramazan Sino, si dhe janë plagosur dy nipat e tij.

I dyshuar për këtë ngjarje ka qenë Valter Bami, i cili u la në burg për afat nga Gjykata e Tiranës. Ai dyshohet se kreu atentatin në Larushk të Krujës më 4 korrik, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati Ramazan Sino.

Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe 3 atentateve

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 9 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Po ashtu ai i shpëtoi edhe atentatit ku iu vra kunati, Ramazan Sino dhe iu plagosën dy fëmijët e mitur.

Gjithashtu, Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 8 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij./m.j

Next Post
“Të mos kthehet në pazar të gjësë së gjallë”, Basha: Ja kur PD do ta votojë amnistinë…

Basha reagon ashpër pas paktit PS-Rithemelim: Revolucioni i premtuar u shit! Fle diku tjetër lepuri, te marrëveshja për…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

July 22, 2026
Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

July 22, 2026
Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

July 22, 2026
“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

July 22, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dumbabistët e rinj

July 22, 2026
Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

July 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Protestat, Vangjeli: Sot kutitë hapen dhe nuk ka më plumba ndaj protestuesve

July 22, 2026
Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In