Këtë vit po bëhen 17 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit, ministrit të parë të mbrojtjes së Kosovës. Për të përkujtuar këtë ditë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të mbahet Akademi Përkujtimore. Aty, do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Trupi i Ahmet Krasniqit, prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë. Atë e vranë në mes të Tiranës në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Edhe pse kanë kaluar 17 vjet, ende kërkohet të dihet se kush ishin autorët që vranë kolonelin.