Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me Aldi Ramën, vrasësin e efektivit, Saimir Hoxha, ngjarje që shokoi sot Lezhën dhe Shqipërinë.
Sipas raportimeve, 21 vjeçari që vrau oficerin ka pasur një tatuazh në krah, me anë të të cilit shprehte dëshirën për tu bërë një vrasës.
“Dua të behem KILLER (vrasës)”, është shprehja që sipas Kokës ka stampuar në pjesën e krahut të majtë Rama. Dhe siç duket, ai e ka realizuar këtë dëshirë, pasi sot mori jetën e oficerit Saimir Hoxha, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Aktualisht Aldi Rama ndodhet tek Spitali i Traumës në gjendje të rëndë për jetën, pasi u raportua se qëlloi veten.