• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasësi i gjyqtares lihet në burg, ish-burri pranon krimin por nuk shfaq pendesë

by Java News
03/09/2017 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 53-vjeçarin Fadil Kasemi, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij gjykatëse Fildes Hafizi 39 vjeç. Ngjarja ndodhi më 31 gusht në zonën e Xhamllikut në Tiranë, sapo ish-gruaja doli nga një parukeri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur tre akuza ndaj Fadil Kasemi. Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Para trupit gjykues, 53-vjeçari pranoi krimin por nuk pranoi të jepte asnjë detaj rreth ngjarjes së rëndë.

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe prandaj nuk do të shpjegoj çfarë ndodhi atë ditë,” mësohet të jetë shprehur Kasemi përpara gjykatësve.

Fadil Kasemi, e ka pranuar krimin e kryer, para gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ka dalë për t’u vlerësuar me masën e sigurisë.

Ai ka qëndruar tepër i ftohtë gjatë gjithë seancës, pa dhënë shpjegime mbi motivet e vrasjes.

Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit të çështjes, i cili ngre tri akuza ndaj Kasemit, atë të vrasjes për shkak te marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i vrasjes së gjyqtares nuk shfaqi shenja pendese për krimin para trupit gjykues

Kasemi mbërriti në Gjykatë nën masa mjaft të larta sigurie.

Në dosjen hetimore të prokurorisë thuhet se Fildeze Hafizi, sapo kishte dalë nga një parukeri dhe i ishte drejtuar makinës që kishte parkuar përballë. Ish-bashkëshorti 53-vjecar i është afruar me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të saj dy herë duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Kasemi po me armë në dorë ndaloi një furgon të rastit që po udhëtonte drejt rrugës Bardhyl.

Këtij të fundit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij. Duke e kërcënuar, i kërkoi shoferit ta largonte nga vendi i ngjarjes. Shoferi i furgonit përshkoi rrugën “Arkitekt Kasemi” dhe më pas rrugën “Vllazën Huta” që të dërgon tek komisariati nr.1, duke futur menjëherë në oborr veturën. Aty janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët ndaluan në flagrancë autorin e vrasjes duke i hequr pistoletën që mbante në duar.

a.ç

Next Post
As 4 mijë tifozë në stadium për Kombëtaren, Skënderbeu mbodhi 12 mijë vetë

As 4 mijë tifozë në stadium për Kombëtaren, Skënderbeu mbodhi 12 mijë vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In