• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat”, bashkëshortja e Saimir Tahirit rrëfen përvojën e saj të hidhur me mjeken e Onkologjikut

by Java News
27/06/2024 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas skandalit të Onkologjikut të publikuar në media, të shumta kanë qenë reagimet. Së fundmi ka reaguar edhe bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e cila rrëfën eksperiencën e saj në këtë spital. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Fatlinda Berisha Tahiri tregon kohën kur nëna e saj u diagnostikua me kancerin e lëkurës dhe mjekja e spitalit, e cila sipas saj vijon ende në këtë detyrë, e orientoi në klinikën e saj private për të kryer operacionin.

“Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë. Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata që e dinë, kuptojnë që as biopsi e asgjë nuk bëheshin këtu, por niseshin jashtë e përgjigjja vinte shumë vonë, duke humbur kohë të vyer”.

Përpos arrogancës së mjekes ajo thekson se gjendja e nënës së saj, në atë kohë 51-vjeçare u përkeqësua dhe u nis jashtë vendit, ku mjeku që pa analizat u dha se ishin tepër vonë dhe gjendja ishte rënduar. Sipas saj ndërhyrja ishte bërë keq, si edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim.

“Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje. Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për t’i shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin”.

Postimi i plotë i Fatlinda Berishës

Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata që e dijnë, kuptojnë që as biopsi e asgjë nuk bëheshin këtu, por niseshin jashtë e përgjigjja vinte shumë vonë, duke humbur kohë të vyer.

Nejse, doktoresha me të mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për t’i shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.

Unë jetën e time meje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtruar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, për fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!/m.j

Next Post
Misteri/ Shpërthimi që i mori jetën Armand Nelajt, polumbarët e RENEA në kërkim të provave. Sekuestrohen kamerat…!

Misteri/ Shpërthimi që i mori jetën Armand Nelajt, polumbarët e RENEA në kërkim të provave. Sekuestrohen kamerat...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com