• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasës, ji i qetë, je në vendin tënd Shqipëri!

by Ben Andoni
03/08/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kujdes! Kujdes…ai është djali, shoku, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, akshi, punon…aty. Çfarëdo që të bëj akshi, është i lirë ta bëjë para syve të të gjithëve dhe madje të mos i hyjë gjembi në këmbë dhe të marrë dhe një përcjellje sysh admirimi. Kjo ndodh sot rëndom tek ne. Ai/ajo është qeveria. Ai/ajo është fuqia. Me të drejtë, në orët e fundit, e gjithë media është marrë me rastin e vrasjes së turistit rus, që erdhi të provonte një vend, që rusët pothuaj e kanë të largët në hartën e tyre turistike, e përfundoi preja fatkeqe e një krijese, që u zhduk dhe që se pa njeri. S’e bashkëqytetarët tanë nuk shohin njeri, kur vret, kur bën keq, kur të bërtet, kur të dhunon, kur xhiron gomat në mes të natës, kur hap zërin e magnetofonit të makinës në çdo orë të ditës, kur parakalon si t’i dojë qejfi…dhe të ofendon.

A mos vallë është vetëm faji i policisë, që nuk ndërhyn?! Me shumë gjasë, polici i ngratë, që gjendet para akshit, nuk ka se çfarë të bëj. Një telefon e ngrin në çast. I heq bukën. Për kapriçon e akshit, që provon caqet e qytetërimit vrastar. E ligji është i ashpër për atë që s’paguan dot dritat dhe nuk ka me çfarë të ushqej fëmijët apo s’ka të siguroj bukën në ditën e nesërme, por jo me atë akshin. Atë e duam të gjithë (lexo vrasësin). Vetëm pak ditë më parë, djali që aksidentoi me vdekje një sportiste të njohur, u trajtua më shumë për ngjarjen, sesa me fenomenin. U përmend si dytësor fakti se ai si vrasës, që madje u largua nga vendi i krimit, qënie e dënuar dhe më parë dhe madje që proklamonte shpejtësinë, ia kishte hedhur paq dhe vazhdonte të bënte ekspozime.

Nuk ka vit të mos ketë vrasje në plazh prej motorrave të ujit, që duhet të ngiten me vetëm 5 milje në orë dhe pas vetëm 1 kilometri mund të ecin me shpejtësi më të mëdha, sepse për të privilegjuarit që i ngasin s’ka kush t’u flasë. Ata janë ligji dhe madje ata që diktojnë që në Shqipëri ligji i habitshëm vendas t’i lejojë deri në 150 metra nga bregu dhe që pothuaj edhe me kaq nuk respektohet kurrë. Ata, vetëm ata…dhe pjesa tjetër, që i duatroket dhe ëndërron të bëhet si ata. Të mos ketë frikë, të dalldisë si ata.

Ndaj, duket se shoqëria jonë me rregullat e lojës që ka vënë do të pësojë gjithnjë e më shumë pasojat. E ndodh që për vrasësin sot s’ka lajm dhe shpejt do bëhet çmos që t’ia fshijnë gjurmët, njësoj si kemi fshehur ata që kanë vrarë kushedi sa të pafajshëm, qoftë edhe vetë policë, por edhe deputetë e bankierë. Sepse vrasësi është i shenjtë në Shqipëri, kurse jeta e njeriut të thjeshtë është asgjë, para qetësisë së dhunshme, thyerjes së rregullit të akshit, që rëndom është djali, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, që punon aty apo atje…Sepse të tillë jemi, një shoqëri ende në djep të demokracisë, duke dashur të japim mësime qytetarie dhe përparimi me imazhin e të fortëve me makinat e rënda dhe luksin e paparë vrasës në një vend ende në zgrip të varfërisë. Ndaj, vrasës, ji i qetë, se je në Shqipëri. (b.an)  

Next Post

Të burgosurit për grabitjen në Rinas/ Lojërat proceduriale që po bëhen në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In