• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vranisht, Gjiknuri: Votoni qeverinë që dha prova se di të punojë

by Java News
15/06/2017 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takime me banorët e fshatrave Vranisht, Tërbaç dhe Bolenë ku prezantoi edhe kandidatin për deputet Vullnet Sinaj. Gjiknuri u ndal sërish tek vepra më e rëndësishme e investimit që prek këto zona, e që ka të bëjë me Rrugën e Lumit të Vlorës.

“Kryeministri ka projekte 8 vjeçare për Vlorën dhe këtu e ka treguar edhe me rrugën e filluar që ka qenë një ëndërr shekullore. Vërtet akoma ju nuk ja keni parë të mirat se është në ndërtim e sipër por jam i bindur se shumë shpejt do fillojë dhe loti i dytë, pra pjesa e dytë e rrugës nga Gjormi deri në Kuç. Më pas do vazhdojë deri në Kudhës e Qeparo duke ju lidhur edhe me bregdetin. Pra, do lidheni dhe me Vlorën por edhe me bregdetin e kjo do sjellë zhvillim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Gjiknuri.

Ai pranoi se fshatrat ende kanë probleme të shumta por vetëm qeveria e Partisë Socialiste që po jep prova se di të punojë, mund të zgjidhë ato.

“Fshati ka shumë probleme por problemet zgjidhen një e nga një. Ne e kemi filluar nga të mëdhatë, nga ato që sjellin zhvillim për të gjithë zonën. Ne kemi qeverinë që ka dhënë prova që ka bërë gjëra dhe që thotë se nuk i kam bërë të gjitha. Kjo qeveri merr angazhim dhe mbi të gjitha kemi edhe Kryeministrin që është i lidhur me këtë qark. Po e them shumë drejtpërdrejtë, qeveria e vetme socialiste do të mbajë më shumë përgjegjësi. Do të ketë më shumë investime për zonën”, theksoi Gjiknuri.

Kandidati për deputet Vullnet Sinaj tha se programi i Partisë Socialiste është shumë i gjërë dhe ofron perspektivën për zhvillimin e këtyre zonave.

“PS në programin e saj bën vepra që i shërbejnë të gjithë krahinës dhe zonës, nuk premton vende pune për një person apo një tjetër. Normalisht, do të zgjidhi problemet e fshatit dhe të zonës por jo të mbajë me hatër njërin apo afër tjetrin dhe të largojë gjithë të tjerët. Partia Socialiste është një parti për të gjithë shqiptarët dhe një parti që ka treguar se me drejtimin e saj, me qeverinë e saj i ka shërbyer të gjithë njerëzve dhe elektoratit”, u shpreh Sinaj.

Më tej, ai u ndal tek investimi për Rrugën e Lumit të Vlorës dhe domethënien e kësaj vepre publike.

“Jemi dëshmitarë të kësaj rrugës që të gjithë e përmendim por vërtet është për tu admiruar, vërtet është se siç e kemi zakon, ti kthejmë mikut që na respekton një herë, respektin dy herë. Duhet që tia kthejmë mirënjohjen tonë të Laberisë Edi Ramës këtë rradhë duke treguar vetitë tona që na karakterizojnë gjithmonë se mikun e duam vërtet por kur na respekton njëherë ja shpërblejmë dy herë. Do të kërkoja që në 25 Qershor PS dhe Edi Rama të ndjenin me votën e Vranishtit dhe Labërisë respekt për ta vënë sërish në detyrim mikun për katër vitet e ardhshme”, nënvizoi Sinaj.

ma.me

Next Post
‘Balena Blu’ prek edhe Shkodrën, prifti ngre alarmin: Kemi konstatuar 3 raste nga kjo lojë djallëzore

'Balena Blu' prek edhe Shkodrën, prifti ngre alarmin: Kemi konstatuar 3 raste nga kjo lojë djallëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com