Europa juglindore vijon të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare duke mbajtur temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 04 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të me vranësira të pasuara nga reshje shiu në zonën veriperëndimore, më pak reshje në juglindje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/11°C
– Zonat e ulëta 8/17°C
– Zonat bregdetare 12/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 04 Janar 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –8°C në mëngjes deri në 10°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 05 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të me vranësira të dendura shtresore. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/12°C
– Zonat e ulëta 8/18°C
– Zonat bregdetare 12/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari











