Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të 4 të akuzuarit për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, ku pas sherrit për një karikues celulari kushërinjtë Eugen Bitraj dhe Dejvi Bitraj, fëmijë të dy vëllerzëve binjakë, dhe dy shokët e tyre, e kanë goditur me thikë në zemër 22-vjeçarin.
Mësohet se Eugen Bitraj e ka pranuar autorësinë e vrasjes. Sipas dëshmive të dhëna pas arrestimit, 4 të prangosurit janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin. Sipas hetimeve, viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.
ma.me