Vrasja e një gorille mund t’u kushtojë burgimin e përjetshëm katër burrave në Uganda.
Gorilla e quajtur Rafiki ishte një ndër 1 mijë gorillat e këtij lloj në të gjithë botën.
Ngjarja është konsideruar si një krim dhe goditje e madhe, ndaj çështja ka marrë vëmendje.
Gorilla u gjuajt nga burrat me sende të forta dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ajo ishte 25 vjeç dhe miqësore, nuk përbënte asnjë lloj rreziku.
Një nga të arrestuarit deklaroi në polici se e vrau për vetëmbrojtje. Hetimet vazhdojnë ende për këtë ngjarje për t’i dhënë dënimin përfundimtar katër burrave.
/a.r