• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vranë gazetarin, dënohen me 100 vjet burgim 4 agjentët e Sigurimit serb

by A R
02/12/2021 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndëshkim model dhe madje për tu përshëndetur!

Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale të Serbisë, më 2 dhjetor, në procesin e përsëritur shpalli dënime për katër ish-pjesëtarët e këtij shërbimi. Më nga 30 vjet burgim janë dënuar, Radomir Markoviç dhe Millan Radonjiç, Ratko Romiç dhe Mirosllav Kurak u dënuan më nga 20 vjet burgim.

Pas shpalljes së vendimit, palët mund të ankohen, por Gjykata e Apelit këtë vendim mundet vetëm ta konfirmojë ose anulojë. Rigjykimi në këtë rast nuk është më i mundur.

Shpallja e vendimit në rastin e vrasjes së gazetarit të shquar serb, ndodhi plot 22 vjet pas vrasjes së tij. Hetimet rreth vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Quruvija filluan në vitin 2001, në kohën kur kryeministër i Serbisë ishte, Zoran Gjingjiç.

Gjykimi i parë në këtë rast kishte filluar në qershor të 2015-s.

Vendimi paraprak për grupin e SDB-së. Vendimin paraprak në rastin e vrasjes së gazetarit, Sllavko Quruvija, Gjykata e Apelit e kishte ndërprerë më 7 shtator 2020. Bazuar në atë vendim, ish-shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB), Radomir Markoviç u dënua më 30 vjet burgim, si dhe shefi i dikurshëm i qendrës së Beogradit të Sigurimit Shtetëror, Millan Radonjiç. Me nga 20 vjet burgim ishin dënuar Romiç dhe Kurak.

Mirosllav Kurak madje ndodhët në arrati dhe nuk është i qasshëm për organet e rendit.

Megjithatë nga Gjykata e Apelit njoftuan se vendimi i shkallës së parë për vrasjen e Quruvijas do të kthehet në rigjykim krahas sqarimit se me futjen e personit ‘NN’ në aktakuzë, si kryes i vrasjes, është ndryshuar gjendja faktike që qëndronte në aktakuzë.

Kush ishte Sllavko Quruvija? Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte. Pasi që u largua nga pozita e kryeredaktorit të gazetës shtetërore “Borba” (Beteja) themeloi “Nedeljni Telegraf” (Telegrafin Javor) në fillim të vitit 1996 dhe gazetën e parë të pavarur në Serbi, “Dnevni telegraf” (Telegrafin Ditor) e më pas edhe gazetën javore, “Evropljanin”, (Evropiani).

Ai ishte kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç.

Sipas ligjit të posaçëm për media, gazeta e tij “Dnevni Telegraf” (Telegrafi Ditor) krahas edhe disa mediave të tjera u ndalua së publikuari më 14 tetor 1998 por më pas filloi të shtypet në Mal të Zi dhe distribuohej në Serbi përmes një rrjeti të botuesve.

Si ishte vrarë Quruvija? Bazuar në aktakuzën, dy burra të maskuar e kanë vrarë atë në qendër të Beogradit, para banesës në të cilën banonte ndërsa ishte bashkë me partneren e tij, Branka Prpa. Në aktakuzë thuhet se njëri prej të akuzuarve, Mirosllav Kurak i cili ndodhët në arrati gjuajti me breshëri plumbash drejt tij nga distanca prej një metri e gjysmë, e më pas Quruvija u rrëzua. Sulmuesi i ishte afruar sërish duke gjuajtur pastaj me armë nga afërsia.

Gjatë sulmit ndaj gazetarit u plagos edhe Branka Prpa të cilën sipas aktakuzës, Ratko Romiç e goditi me revole në kokë që të mos i shihte vrasësit e Quruvijas.

Universiteti i Kolumbisë për rastin e Quruvijas Në tetor të 2020-s, Universiteti i Kolumbisë kishte publikuar një analizë të rastit të vrasjes së Quruvijas në të cilën qëndron se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë ishte historik ngase ishte hera e parë që dikush mbahej përgjegjës për vrasjen e gazetarit.

Megjithatë në Serbi në 25 vjetët e fundit janë vrarë tre gazetarë përfshirë Quruvijan. Asnjë rast nuk është zgjidhur, shkruan në studim. Krahas Quruvijas, ishin vrarë edhe Dade Vujasinoviç e cila u gjet e vdekur më 8 prill 1994 në banesën e saj në Beograd dhe Millan Pantiç i vrarë më 11 qershor 2001 në qytetin e Jagodinës.

/a.r

Next Post
“Borxhi prej 30 mijë euro i kushtoi jetën”/ Si u ekzekutua ish-deputeti nga 20 vjeçari në sy të gruas

"Borxhi prej 30 mijë euro i kushtoi jetën"/ Si u ekzekutua ish-deputeti nga 20 vjeçari në sy të gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In