• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë 20-vjeçarin në qendër të Fierit, jepet dënimi për dy vëllezërit

by A R
23/06/2025 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar seanca gjyqësore dhe është dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci, i cili u qëllua për vdekje më 11 mars 2024, në qendër të qytetit të Fierit.

Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit Fier, ku seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi e Elira Hroni. Prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj, ndërsa dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Ervis Goxhaj.

Pas leximit të fakteve dhe dëshmive të dhëna në Prokurori, prokurori Vukaj kërkoi shpalljen fajtor të të pandehurve. Për Florian Mukën u kërkua 25 vjet burg, ndërsa për të miturin K.M., kushëririn e Florianit, 12 vjet burg.

Nga ana e saj, mbrojtja deklaroi se Florian Muka e ka pranuar vrasjen, duke thënë se e ka kryer në kushte vetëmbrojtjeje. Ndërsa i mituri, 16-vjeçari K.M., vëllai i autorit, pohoi se ka qenë i pranishëm në vendngjarje gjatë sherrit, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Të dy të pandehurit kërkuan falje dhe shprehën pendesë për veprimet e kryera.

Akuza për Florian Mukën ishte “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, sipas nenit 78/1 të Kodit Penal, për të cilën prokuroria kërkoi 25 vjet burg. Por duke marrë parasysh pranimin e fajësisë dhe pendesën, ai u dënua me 12 vjet burg, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal.

Për të miturin K.M., u kërkua dënimi me 12 vjet burg, por ai u dënua vetëm për moskallëzim krimi, me 1 vit burg, të cilin e ka kryer gjatë paraburgimit, ndaj është lënë i lirë.

Next Post
Ndërfaqja invazive tru-kompjuter me performancë të lartë i afrohet fazës së validimit klinik

Ndërfaqja invazive tru-kompjuter me performancë të lartë i afrohet fazës së validimit klinik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In