• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votoni numrin 17 Shqipërinë, Eneda Tarifa apel bashkëkombasve në mbarë botën

by A R
12/05/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot do të zhvillohet gjysmëfinalja e festivalit “Eurosong”. Shqipëria do të konkurrojë në Festivalin Evropian, i cili zhvillohet në Stokholm, me këngën fituese në Festivalin e Këngës në RTSH “Fairytale”, e renditur e 17-a. Në një intervistë për radion australiane “SBS”, këngëtarja që do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, Eneda Tarifa, flet jo vetëm për karrierën e saj artistike, por edhe për ndjenjat e saj lidhur me pjesëmarrjen në këtë festival.

Eneda, për herë të parë u prezantuat në Festivalin e Këngës në RTSH në vitin 2002. Është kjo përpjekja juaj e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në skenën e madhe të “Eurovizionit”? Si i kujtoni sot momentet e para të karrierës suaj?

Në fakt, prezantimi im i parë është në vitin 1997 me “Yjet e shpresës”, ku fitova për kategorinë e të rinjve me Saimir Çilin me duetin “Yjet e shpresës”. Dhe më pas disa pjesëmarrje të tjera në festivale të tjera të Radio Televizionit Shqiptar deri sa arrita të fitoj çmimin e parë.

Eneda, veçojmë ndër të tjera pjesëmarrjen tuaj në “Top Fest”. Po të bëni një krahasim “Top Fest”- Festivali i Këngës në RTSH, sa dallojnë ato nga njëra-tjetra?

Janë shumë të ndryshme. Në fakt, “Top Fest” është më shumë i drejtuar nga performanca skenike, nga këngët që janë më të këndueshme dhe më të preferueshme nga ata që ndjekin muzikën në treg, kurse Festivali i Këngës në RTSH, së pari zhvillohet “live”, dhe gjithmonë është bërë “live”, si orkestra ashtu edhe këngëtarët. Këngët janë kryesisht të pastra dhe përfaqësojnë tamam këngën shqiptare. Kështu që ka diferencë të madhe.

Eneda, jeni një nga prezantueset më simpatike të televizionit. Jeni moderatore e “Portokallisë”, shfaqjes më të ndjekur të humorit në Shqipëri. Cila është përvoja juaj me “Portokallinë”?

Është një përvojë që erdhi nga të qenët këngëtare, prandaj edhe për këtë i dedikohem paksa edhe festivalit të RTSH-së, që na bëri të njohur dhe na nxori nga ajo skenë. Sigurisht, eksperienca personale ka qenë gjithmonë e lidhur me këngën, derisa duke u marrë me këngën dhe duke u bërë e famshme me këngët, arrita të gjendem në skenën e “Portokallisë” edhe si prezantuese.

Cili është mesazhi i këngës “Fairytale”?

Mesazhi i këngës “Fairytale” ka të bëjë me dashurinë, të jesh e dashuruar dhe të dashurosh, sepse dashuria sundon mbi gjithçka.

Dhe së fundmi, kur mund ta ndjekim performancën tuaj në Australi?

Performancën në Australi, publik i dashur, të gjithë ju që jetoni në Australi mund ta ndiqni të premten në kanalin televiziv në SBS. Ju mund të votoni për Shqipërinë gjatë transmetimit “live” të kësaj nate gjysmëfinale gjithmonë të enjten, në Sidney në orën 05:00. Këto janë këshillat e mia. Mos harroni të çoheni herët në mëngjes (qesh) dhe të votoni për Shqipërinë, për përfaqësuesen shqiptare, numrin 17. Faleminderit dhe ju uroj fat kudo ku ndodheni të gjithë shqiptarëve të mi.

Finalistët
Dhjetë finalistët e parë të “Eurosong” janë: Azerbajxhani, Rusia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Austria, Armenia, Republika Çeke, Qipro dhe Malta, të cilët u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë e edicionit të 61 që po mbahet në Suedi. Në gjysmëfinalen e dytë, që zhvillohet sot, merr pjesë edhe Shqipëria që përfaqësohet nga Eneda Tarifa me “Përrallë”. Ndërkohë, 18 shtetet konkurruese në gjysmëfinale e dytë janë: Letonia, Polonia, Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Serbia, Irlanda, Maqedonia, Lituania, Australia, Sllovenia, Bullgaria, Danimarka, Ukraina, Norvegjia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Belgjika. Bashkë me Shqipërinë, për herë të parë do të jetë edhe Australia. Vetëm 10 shtete prej dy gjysmëfinaleve do të kalojnë në natën finale ku do t’i shtohen edhe 5 shtetet që automatikisht kalojnë në finale: Gjermania, Spanja, Italia, Franca dhe Britania e Madhe, si dhe mikpritësi i festivalit që këtë vit është Suedia./a.m.

Next Post

Ngjarjet e 2 prillit 91’, Ruçi deputetit të PD: Me kë po flet ti? I ke buzët me qumësht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In