• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do votojë dot Sherefedin Shehu nesër në Dibër?! Përsëritet precedenti i Grida Dumës

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka bërë një fushatë të lodhshme, ka kërkuar votën nga qytetarët dibranë, por me sa duket do të ketë të vështirë të hedhë votën për vete. Orët e fundit drejt të dielës kur hapet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Dibër kanë shtuar ndjeshëm sikletin e kandidatit të opozitës Sherefedin Shehu.

Përzgjedhja e emrit të tij për këtë garë e gjeti krejt të pa përgatitur. Siç vetë e pranoi, ju desh që ti thoshte po kërkesës së partisë për të kaluar vitet e fundit para daljes në pension në vendin e tij të lindjes, vend që e kishte braktisur dhjetra vite më parë.

Njësoj si Grida Duma të cilën e thërriti partia në zgjedhjet e vitit 2015 për të kandiduar në Bashkinë e Durrësit edhe Sherefedin Shehut ju desh të nxitonte për të zhvendosur pashaportizimin nga Tirana ku jetonte e banonte, drejt Dibrës ku duhet të kandidonte.

Kjo është dhe shkelja e parë e Shehut për shkak se sipas Kodit Zgjedhor ai do duhet të ishte banor i Dibrës 6 muaj para datës së zgjedhjeve dhe jo më vonë.

Për shkak se Shehu nuk ishte banor i Dibrës dhe u regjistrua në momentet e fundit pas shpalljes si kandidat, lista përfundimtare e zgjedhësve, e printuar dhe publikuar nuk e përmban emrin e tij.

Po të kërkosh në webin www.votoj.com, rezulton se Sherefedin Shehu ka kodin shifror 377-1848-01-002. Adresa e qendrës së votimit është Shkolla “26 Nëntori”, Njësia Bashkiake nr.5.

Aktualisht, Shehu është duke ndjekur rrugën gjyqësore për të tentuar përfshirjen e tij në listën e votuesve përmes vendimit të gjykatës. Neni 57 i Kodit Zgjedhor, pika 2, thotë se në rast se zgjedhësi ndryshon vendbanimin pas shpalljes së listës së zgjedhësve, lista nuk ndryshon dhe zgjedhësi voton në qendrën e votimit ku ka emrin në listën e miratuar.

Në rast se zgjedhësi paraqet kërkesë në gjykatë në kushtet e kësaj pike, kërkesa rrëzohet. Nuk dihet nëse do të ketë apo jo sukses Shehu në këtë përpjekje e cila e ka vënë në situatë qesharake. Njeriu që po kërkon votat e gjithë qytetarëve të Dibrës për tu ulur në karrigen e kryebashkiakut rrezikon kështu që të mos votojë dot as veten e tij.

Next Post
Jese Rodriguez e tepron pas zëvendësimit

Jese Rodriguez e tepron pas zëvendësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In