Ditën e sotme, Parlamenti i Malit të Zi miratoi me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.
Ndërkohë, shqiptari Dritan Abazoviç u zgjodh zv.kryeministër i Malit të Zi pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA.
Ditën e djeshme, Abazoviç mbajti një fjalim të forte, duke theksuar se kërkonin një raport të ri me Serbinë.
Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviç./a.p