• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Votimi për Teatrin u bë me postë elektronike”/ Anëtari i Këshillit Bashkiak: Nëse opozita s’do kishte bojkotuar zgjedhjet, s’do kishte ndodhur

by Java News
15/05/2020 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tregon si u mor vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se Erion Veliaj teatrin e prishi dje me një e-mail. Por si u zhvillua mbledhja? Topollaj sqaron se mëngjesin e 13 majit në postën e tij elektronike i kishte shkuar njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej cështja e Teatrit.

Të nesërmen, dt 14 maj, shton ai, një e-mail tjetër e ka lajmëruar për shtimin e cështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00. Por vijon më tej këshilltari bashkiak, “Veliaj nuk paska duruar as të vinte data 15 maj, mbledhja ishte mbyllur brenda disa orësh, sapo në adresën e-mail të sekretarisë së Këshillit Bashkiak kishin dërguar votën e tyre pro vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar 60 këshilltarë” thotë ai.

Ai thotë se ka kundërshtuar gjithmonë shembjen e Teatrit, ndërsa për atë që po ndodh tani fajin ia vendos PD-LSI-së. “Për të mos u marrë më me idiotësinë e vendimit të braktisjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, që nëse nuk do të ndodhte do i pamundësonte Veliajt prishjen e Teatrit për shkak të mungesës së shumicës së cilësuar pre 3/5 të votave që kërkohet në Këshill, në këtë rast, të cudit hermetizmi i punës së Bashkisë edhe në kushtet kur kontrollon 60 nga 61 këshilltarë bashkiakë”.

Postimi i plotë i Fabian Topollajt
Veliaj gënjeu përsëri. Teatrin e prishi dje me e-mail. Ja se si u manipulua mbledhja e Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar. Vetëm rastësisht kuptova se Këshilli Bashkiak paska dakordësuar tashmë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa po i hidhja një sy e-maileve pas disa netësh pa gjumë për shkak të një fatkeqësie familjare, zbulova se brenda pak orësh Bashkia Tiranë kishte vendosur nëpërmjet email-it prishjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar dhe menjëherë kishte caktuar mbledhje për të diskutuar projektin e godinës së re në atë truall.

Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thëncin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej cështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjeter lajmëronte shtimin e cështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00. As diskutime dhe asgjë tjetër përvec votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë.

Por Lali Eri nuk paska duruar as të vinte data 15 maji, sepse sic raportuan mediat mbrëmë dhe sipas disa burimeve nga Bashkia, mbledhja ishte mbyllur brenda disa orësh, sapo në adresën e-mail të sekretarisë së Këshillit Bashkiak kishin dërguar votën e tyre pro vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar 60 këshilltarë. Dhe pasi kishin prishur Teatrin nëpërmjet postës elektronike, Bashkia lajmëroi po dje zhvillimin e një mbledhje Këshilli të hënën më 18 maj ora 11, ku tashmë do të diskutohej ndërtimi i godinës së re. Për të mos u marrë më me idjotësinë e vendimit të braktisjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, që nëse nuk do të ndodhte do i pamundësonte Veliajt prishjen e Teatrit për shkak të mungesës së shumicës së cilësuar pre 3/5 të votave që kërkohet në Këshill, në këtë rast, të cudit hermetizmi i punës së Bashkisë edhe në kushtet kur kontrollon 60 nga 61 këshilltarë bashkiakë.

Personalisht kam kundërshtuar me forcë aferën e ndërtimit të kullave nën alibinë e Teatrit të ri. Por kur Rama dhe Veliaj u zbythën nga kjo aferë e rëndë korruptive isha i dyzuar midis idesë për të mbështetur rikonstruktimin e godinës ekzistuese duke mbrojtur identitetin e saj apo ndërtimit atje të një godine të re që i përgjigjej kohës. Besoja dhe besoj që referendumi është i vetmi mekanizëm që duhet ushtruar në raste kaq të diskutueshme edhe sepse Bashkia Tiranë dhe cdo institucion publik e ka detyrim ligjor të marrë vendime duke i konsultuar me publikun. Aq më tepër për një cështje kaq të rëndësishme që dikton opinionin prej më shumë se një viti.

Ndërsa mënyra se si sillet Bashkia Tiranë është krejt e kundërta. Në vend të debatit Veliaj bën akrobacira vetëm e vetëm që të fshehi vendimin e prishjes dhe që mendimin e tij të mos mund ta shpreh as këshilltari i vetëm opozitar në sallën e Këshillit Bashkiak. Se për të marrë mendimin e publikut apo të vetë komunitetit të artistëve në këtë rast as që bëhet fjalë sigurisht. Arsyetimi se i kanë të gjitha votat ndaj dhe mund të bëjnë c’të duan është sa banal, antiligjor, aq edhe i frikshëm. Fakti që kundërshtari të dhuron pushtet në tavolinë nuk mund të jetë justifikim për të abuzuar me të. E kundërta duhet të jetë e vërtetë.

Next Post
VIDEO kur Meta si kryeministër u jepte ultimatum artistëve: Sikur e gjithë Shqipëria të hyjë në grevë urie, nuk tërhiqemi!

VIDEO kur Meta si kryeministër u jepte ultimatum artistëve: Sikur e gjithë Shqipëria të hyjë në grevë urie, nuk tërhiqemi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In