• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi i presidentit të ri/ Bardhi: Mungesa në seancë s’është bojkot, por qëndrim koherent! Misioni i Berishës, zvogëlimi i PD

by Java News
03/06/2022 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi deklaroi të premten në emisionin ‘Kontrast’ se mungesa në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit është një qëndrim koherent i grupit ku ai bën pjesë. Ai deklaroi se ky vendim vjen si pasojë e prishjes së marrëveshjes nga ana e PS dhe se Grupi Parlamentar i PD nuk ka arsye pse ta legjitimojë seancën. Duke folur për akuzat e ‘Rithemelimit’, Bardhi tha se ky i fundit i ka 20 firma për të propozuar një kandidaturë të tijën për kreun e shtetit.

“Nuk jemi fare fasadë siç na akuzojnë. Ne nxorëm zbuluar fasadën që po përgatiste. Vota jonë nuk e bllokon dot Edi Ramën nesër që të zgjedhë Presidentin. Vendimi ynë nuk është bojkot. Nëse ata janë partizanët e mos-bojkotit, shumë mirë mund të kishin propozuar një emër me 20 firma deputetësh. Për aq kohë sa Rama ka vendosur të zgjedhë kreun e shtetit në një proces 24 orësh, kjo nuk është një situatë normale dhe nuk mund të bëhemi pjesë.

Ne nuk kemi marrë pjesë në seancë as në raundin e tretë. I gjithë grupi ynë parlamentar pas raundit të dytë, kur mazhoranca u tërhoqe nga një marrëveshje publike mes palëve, deklaruam se nuk do të bëhemi më pjesë e këtij procesi. Pra është një qëndrim koherent dhe s’ka të bëjë me frikë për rrjedhje votash etj” – tha Gazment Bardhi për ‘Kontrast’ në Report TV.

Deputeti demokrat shtoi se qëllimi i Grupimit të Berishës nuk ishte emri i Presidentit të ri, por të njollosej ajo pjesë e PD që drejtohet nga Alibeaj.

“Nuk kishte asnjë arsye që opozita të ishte e përçarë në këtë proces dhe i gjithë grupi parlamentar që është përfshirë, ka deklaruar disa herë që opozita të ishte e bashkuar. Sigurisht që Grupimi që drejton zoti Berisha nuk kishte merakun se kush do të zgjidhej President, por të njollosnin zotin Enkelejd Alibeaj” – tha Bardhi.

Ai komentoi edhe votimin në PD për nënkryetarët dhe sekretarët, që ‘Rithemelimi’ zhvilloi sot. Sipas Bardhi, ky zhvillim në selinë blu tregon misionin e Berishës për të shkaktuar më tepër konfuzion tek demokratët dhe për të thelluar përçarjen.

“Në këtë moment ne nuk kemi nevojë për akte që thellojnë përçarjen, por për akte që i bashkojnë demokratët. Zoti Berisha nuk ndryshoi modelin e sjelljes duke faktuar që kishte si projekt për të zvogëluar Partinë Demokratike duke e bërë PD-në më struktura paralele dhe duke shtuar konfuzionin tek elektorati. Unë do të vazhdoj të jem në PD dhe do të them me zë të lartë në Grupin Parlamentar ku bëj pjesë mendimin tim se Berisha nuk e bën dot fituese partinë. Edhe pse vendimi i Shkallës së Parë nuk është i formës së prerë, unë jam i detyruar si jurist ta njoh. Por jo të njoh Berishën si kryetar. Uroj që edhe zoti Berisha të mbajë të njëjtin qëndrim me vendimin e Apelit siç mbajti me vendimin e gjykatësit Zhukri” – deklaroi Bardhi për ‘Kontrast’./m.j

Next Post
Zyrtari i DASH shmangu Metën gjatë vizitës në Tiranë/ Frrok Çupi: Amerikanët ia kanë vënë vizën presidentit, nuk e njohin

"Lajmi ishte tronditës"/ Frrok Çupi: SPAK-u të mos mbrojë, por të hetojë Ilir Metën për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In