Sot u prezantua programi më i ri i Ministrisë së Punëve të jashtme, Shërbimi Konsullor Online. Tashmë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit do të ketë akses në shërbimet e përfaqësive diplomatike pa qenë fizikisht i pranishëm në ambientet e konsullatave apo ambasadave. Janë 36 shërbime që do të ofrohen online përmes faqes së Ministrisë së Jashtme, të të konsullatave shqiptare dhe portalit e-Albania. Pjesa më e madhe e tyre mund të kryehen plotësisht online, teksa pjesa e mbetur do të kërkojë paraqitjen fizike të qytetarëve vetëm një herë në zyrat e përfaqësive dhe vetëm për procedura të cilat nuk kryhen dot në rrjet.
“Shërbimi konsullor online do të jetë aksesor në procesin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë vendit, i cili do të vihet në funksion të objektivit madhor që është vota e shqiptarëve kudo ndodhen ata”, theksoi Kryeministri Rama.
SHKO së bashku me aplikacioni e-konsullata, i prezantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në muajin shtator të vitit të shkuar, lehtësojnë ndjeshëm të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët mund t’i marrin online të gjitha informacionet lidhur me shërbimet e konsullatave dhe të shmangin udhëtimet drejt zyrave konsullore, që shpesh herë ndodhen larg vendbanimit të tyre.
ma.me
ma.me