• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi Elektronik, Bojaxhi: Partitë të bëhen serioze, nuk ka kohë deri në qershor

by A R
16/01/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Lidhur me debatin për reformimin e kodit zgjedhor, votimin dhe numërimin elektronik, Gjergj Bojaxhi i partisë Sfida për Shqipërinë është shprehur se partitë shqiptare janë përfshirë në një debat jo serioz.

“Partitë e këtij sistemi po luajnë teatër para shqiptarëve duke rikthyer në fokus reformën zgjedhore vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Nëse do të kishte vullnet politik të sinqertë këto propozime do të ishin bërë në kohë të mjaftueshme që ndryshimet të realizoheshin. Pavarësisht rëndësisë së procesit për ruajtjen dhe transparencën e votës, partitë e mëdha duket se e përkrahin atë vetëm kur janë në opozitë dhe e kundërshtojnë kur janë në mazhorancë,” thotë Bojaxhi.

Anëtari themelues i partisë Sfida për Shqipërinë vijon duke thënë se partia e tij ka dorëzuar muaj më parë propozimet e veta që synojnë ruajtjen e votës.

“Sfida për Shqipërinë kërkon përfshirje të plotë në procesin e mbikëqyrjes së zgjedhjeve sipas ligjit, për të mos lejuar tjetërsim të vullnetit të qytetarëve. Nuk kemi ende infrastrukturën bazë për votimin elektronik dhe mosrealizimi më herët i projekteve pilot demostron mungesën e vullnetit pozitiv ndaj këtij procesi. Në këto rrethana, ajo që duhet garantuar është respektimi i votës me mjetet e parashikuara nga ligji ekzistues,” shprehet Gjergj Bojaxhi.

Sipas tij, aplikimi i teknologjisë gjatë votimit dhe numërimit kërkon fillimisht tryeza diskutimi, dakordësim të të gjithë aktorëve dhe më pas të vijë ndërhyrja në Kodin Elektoral duke respektuar afatet kohore. Bojaxhi thotë se ky është procesi që Partia Sfida për Shqipërinë do të mbështeste, “një proçes demokratik dhe i rregullt.”

Por, duke iu referuar edhe deklaratave të OSBE/ODIHR, Bojaxhi thotë se është tepër vonë që kjo procedurë të realizohet për zgjedhjet e 2017-ës. Partitë shqiptare sipas tij duhet të bëhen serioze dhe në vend që të luajnë teatër, duhet të angazhohen për të garantuar respektimin e votës, me të gjitha partitë si vëzhguese gjatë procesit të numërimit.

Next Post
Eksperti e politikave ballkanike: Ekstradimi i Haradinajt rikthen luftën

Eksperti e politikave ballkanike: Ekstradimi i Haradinajt rikthen luftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In