• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi elektronik, a e sheshon teknologjia shitblerjen e votës? Dështimet dhe përvoja botërore

by A R
17/06/2022 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021, ashtu edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, Shqipëria hodhi një hap jo pa ndrojtje dhe dilema, drejt votimit elektronik, në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë. Të konceptuara si projekt pilot, ky votim elektronik u përkufizua si “i suksesshëm”, megjithë disa kontestime që pati.

Teknologjia dhe problemet politike

Por a i zgjidh teknologjia problemet politike, mosmarrëveshjet dhe frymën e mosbesimit ndaj procesit zgjedhor mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri? Votimi elektronik duket se do të jetë edhe “Thembra e Akilit”, në komisionin parlamentar PS- PD për reformën zgjedhore. Opozita, duke vendosur si kryefjalë çështjen e manipulimit të votave nga ana e mazhorancës, kërkon që votimi elektronik të jetë i shtrirë thuajse në të gjithë vendin, me qëllim, sipas saj, “eliminimin e mundësive për manipulim të procesit“.

Nëse merret në konsideratë kjo kërkesë e opozitës, për shtrirjen e votimit elektronik në të gjithë vendin, kostoja afërsisht shkon në 16.8 milion euro për identifikimin elektronik në të gjithë Shqipërinë, ndërsa rreth 10 milion euro do të duhen për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Por PS e shikon çështjen e votimit elektronik në një këndvështrim tjetër, duke renditur kryesisht problemet e sigurisë rreth këtij procesi. PS këmbëngul se në shumë vende aplikohet votimi elektronik apo në internet, por vetëm për një numër të vogël votuesish dhe jo i shtrirë në të gjithë vendin.   

Teknologjia dhe shitblerja e votës

Vetë teknologjia e ka pothuajse të pamundur të zgjidhë problemin e shitblerjes së votës. Mund të kemi votim elektronik apo nëpërmjet internetit, dhe prapë të ketë probleme me shitblerjen e votës. Disa vende përdorin skanera për identifikim, dhe njerëzit i kap ankthi, bëhen më nervozë, sepse në disa raste vota e tyre mund të shihet, pra e humb fshehtësinë, sepse po e vendosën gabim te skaneri mund të shihet se për kë kanë votuar.

Nga ana tjetër, në qendrat e votimit prapë zgjedhësit duhet të futen brenda që të votojnë, dhe votimi elektronik nuk e shmang presionin ndaj tyre Pra, futja e teknologjisë nuk e zgjidh problemin e presioneve ndaj votuesit.

Votimi elektronik, përvoja botërore, defektet e zbuluara

Votimi elektronik është testuar në një numër të madh shtetesh të zhvilluara si Australia, Belgjika, Kanadaja, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Kazakistani, Holanda, Norvegjia, Rumania, Zvicra, Anglia etj.

Por shumë shpejt u zbulua se shumë pajisje për këtë qëllim kishin probleme sigurie. Vetëm në një minutë kohë u arrit të zëvendësohej memoria e pajisjes duke e programuar atë që të manipulonte votimin.

Përveç kësaj, u zbulua se kishte probleme me fshehtësinë e votës dhe se dikush me një radiomarrëse mund të gjente se si kishte votuar çdo votues. Kur këto probleme u bënë publike, shumë nga këto vende të zhvilluara perëndimore u rikthyen në sistemin tradicional të votimit dhe të numërimit të votave në mënyrë manuale.

Testim për votim elektronik u krye edhe në Gjermani. U përdorën për pak kohë pajisje për votimin elektronik, derisa edhe aty filloi një fushatë kundër përdorimit të këtyre pajisjeve.

Një grup gjerman ngriti një çështje gjyqësore, e cila vazhdoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Me një vendim të saj, Gjykata konstatoi se Kushtetuta e Gjermanisë u jep qytetarëve të drejtën të kuptojnë se si numërohen votat e tyre, pa pasur nevojë për njohuri të veçanta.

Pajisjet e votimit elektronik mund të kuptohen vetëm nga një programues dhe ato nuk kishin ndonjë lloj transparence për votuesit. Për këtë arsye, Gjykata vendosi t’i konsideronte ato si të paligjshme. Kjo sanksionoi për Gjermaninë rikthimin te votimit në mënyrë manual.

Votimi nëpërmjet internetit

Votimi në internet mund të duket si një zhvillim shumë i natyrshëm i teknologjive të votimit, por votimi nëpërmjet internetit konsiderohet si një ide shumë e keqe nga shkencëtarët e fushës. Në shumë vende aplikohet votimi në internet, por vetëm për një numër të vogël votuesish.

Mjafton të thuhet se në Estoni, që konsiderohet sot si vendi më i informatizuar, vetëm rreth 25% e votuesve votojnë nëpërmjet internetit. Votimi në Internet mund të cenojë fshehtësinë e votës. Si rrjedhim, krijohen hapësira për votim të detyruar dhe për trafikim të votave.

Votimi me internet mund të rrezikohet nga keqbërës të shumëllojshëm. Një kategori e tillë mund të jenë manipulues të brendshëm që kanë interes të favorizojnë njërën apo tjetrën parti.

Një tjetër kategori, që potencialisht mund të rrezikojë votimin online, janë të ashtuquajturit “aktivistë”. Një shembull tipik i kësaj kategorie është grupi i quajtur Anonymous. Zakonisht këta aktivizohen nëse qeveritë ose kompanitë bëjnë veprime, të cilat aktivistët i konsiderojnë të gabuara.

Për shkak se sistemi i votimit vepron nëpërmjet internetit, ai mund të sulmohet nga çdo vend i botës. Vitet e fundit ka pasur raste sulmesh kibernetike të mbështetura nga shtete të huaja dhe nga shërbimet e tyre të inteligjencës.

Qëllimi kryesor ka qenë ndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të sulmuara. Sulmet në sistem mund të jenë të llojeve të ndryshme. Zakonisht ato synojnë bllokimin e sistemit për një periudhë të caktuar kohe. Nëse këto sulme realizohen nga keqbërës me mjete dhe mundësi financiare të mëdha, është shumë e vështirë të përballohen. /a.meta

Next Post
FOTO/ Mosha është thjesht numër për të, moderatorja shqiptare ‘ndez’ Instagramin

FOTO/ Mosha është thjesht numër për të, moderatorja shqiptare 'ndez' Instagramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

September 29, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com