Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho i është rikthyer propozimit të tij për vendosje ne detyrimit ligjor për të votuar, lëvizje që duket se vjen pas bojkotit nga rreth 200 mijë dmeokratë në 25 Qershor. Spaho ka replikuar me PDIU-në në lidhje me propozimin e votimit të detyrueshëm në Parlament.
PDIU ka dalë kundër përmes Mesila Dodës, ndërsa Spaho u ka përmendur çamëve Greqinë, që sipas tij është djepi i demokracisë dhe ka votim të detyrueshëm në Parlament.
“Po ne Greqi qe eshte djepi i demokracise dhe kane votim me detyrim nuk cenohen lirite e individit?
Gjepura! Zullum eshte te blesh vota sic ben PDIU dhe qe i intereson cdo sistem qe lejon shitblerjen e votes.
Keshtu i moren te gjithe mandatet ne 2017 dhe pastaj flasin per te drejta dhe liri te njeriut”, shkruan ai./a.m.










